Dërgimi i ushtrisë në Kosovë nuk është qëndrimi im por i shtetit

2511656 10/16/2014 Serbian President Tomislav Nikolic prepared to welcome Russian President Vladimir Putin at the Belgrade airport, October 16, 2014., Image: 208349343, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Profimedia, Ria Novosti

Kryetari i Serbisë Tomislav Nikolic ka dhënë disa shpjegime sa i përket deklaratës së tij një ditë më parë ku tha se ‘do të dërgojë ushtrinë në Kosovë.

Nikolic thotë se ky nuk ka qenë qëndrim personal i tij por i Këshillit për siguri kombëtare.

“Ne nuk po kërcënojmë me armë, por po tregojmë se nëse kërcënohet populli serb në Kosovë … Serbia do të mbroj serbët në Kosovë, dhe ky është mendimi edhe i kryeministrit. Ndërsa atë që kam thanë që do të dërgojmë ushtrinë, janë konkluzionet e Këshillit për siguri kombëtare”, ka thënë Nikolic për mediet serbe, transmeton gazetametro.net.

Ai ka vlerësuar se BE duhet të reagonte kur, siç pretendon, “është minuar hekurudha dhe kur nuk u lejua që të kaloj treni serb”, e jo në deklaratë të tij.

“Pra nëse Johannes Hahn thotë që unë nuk shikojë kah e ardhmja dhe se e ardhmja e Serbisë është Kosova e pavarur, atëherë nuk kemi për çka të flasim. Atëherë ky është mashtrimi i të gjitha kohërave. Edhe ajo që BE bënë është mashtrim, ka thënë Nikolic./gazetametro.

Artikulli paraprakRriten investimet Amerikane
Artikulli vijuesJa çfarë vitaminash duhet të merrni gjatë shtatzënisë!