Trafiku i drogës shqiptare nuk ka të ndalur

Guardia di Finanza kapi një skaf me 800 kg hashash dhe arrestoi një skafist shqiptar dhe dy italianë.

Skafi me drogë që vinte nga Shqipëria u diktua në gjirin e San Cataldo-s. Mediat italiane shkruajnë se tonelata me drogë vijnë papushim nga Shqipëria në Itali përmes Adriatikut.

Operacioni i djeshëm, sipas tyre, është finalizuar nga reparti operativ aeronaval i Guardia di Finanza në Bari dhe Taranto, që po kryen funksionet e qendrës së koordinimit lokal të misionit Frontex.

Skafi u kap 20 milje larg bregut.

Ai kishte një gjatësi prej 8 metrash dhe një motor të fuqishëm (225 kuaj fuqi).

Skafistët F.O. 47 vjeç dhe D.L di 58 vjeç të dy nga Brindisi dhe A.Q. 31 vjeç nga Vlora u arrestuan.

Nëse do të kishte përfunduar në treg, sasia e drogës do t’i kishte siguruar 7 milionë euro organizatës kriminale.

Pas arrestimit, policia italiane ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare për të kryer hetime të tjera mbi të arrestuarit dhe personat e tjerë më të cilët dyshohet se janë të lidhru.

Vetëm në Pulja, Guardia di Finanza ka sekuestruar 5 ton hashash në këto ditë të para të vitit 2017. Në vitin 2016 numërohen 20 ton. /Lapsi.al

Artikulli paraprakUshtrinë mund ta bëjmë edhe pa e ndryshuar Kushtetutën! Këto janë tri opsionet!
Artikulli vijuesNdarja të thella brenda BDI’së