Dokumentet e zhdukura provojnë pafajësinë e Mursit në rastin ‘Itihadiya’

Kanali Al Jazeera të hënën zbuloi rrjedhën e dokumenteve të cilat qëllimisht janë larguar nga dosja penale “Itihadiya”, të cilat vërtetojnë pafajësinë e të pandehurve nga akuzat e ngritura kundër tyre.

Dosjet, të siguruara ekskluzivisht nga Al-Jazeera, përfshijnë detaje që zhvlerësojnë çështjen nga pikëpamja ligjore.
Në seancën e fundit në shkurt, ekipi mbrojtës akuzoi prokurorinë për largim të qëllimshëm të 100 faqeve nga hetimet, dhe mos dërgimin e tyre në gjykatë apo në mbrojtje.
Sipas Al Jazeera, në dosje hidhen poshtë akuzat kundër Mursit dhe udhëheqësve të Vëllazërisë Muslimane. Në një vendim të mëparshëm të prokuroorisë, ashtu qysh dokumentet e marra sugjerojnë, konfirmojnë mungesën e fakteve për akuzat penale.
Në këto dosje përfshihen hetimet që i përkasin tetë viktimave të cilët kanë qenë të përjashtuar nga rasti, ku familjet e viktimave akuzojnë një numër të udhëheqësve të opozitës për nxitje të vrasjes së të afërmëve të tyre. Shumica e viktimave në përleshjet jashtë pallatit presidencial ishin përkrahës të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi.
Muhamed Mursi, presidenti i parë në Egjipt i zgjedhur me vota të lira, po përballet me katër akuza të ngritura kundër tij. Një njërën prej tyre përfshihet edhe nxitja e vrasjes së protestuesve jashtë pallatit presidencial Itihadiya në vitin 2012./mszh/kohaislame

Artikulli paraprakUashingtoni pritet të legalizojë marijuanën
Artikulli vijuesTurqia forcon agjencinë e zbulimit