Po shikoja statistikat demografike të Argjentinës dhe aty thuhet se 17% te Argentinasve kane gjurmë indiano-amerikane në kodin gjenetik. Mirëpo kur flet dikush pë Argjentinën, i referohet vendit me trashëgiminë më të theksuar evropiane në Amerikë, krahas Kanadasë dhe Uruguajit.
Duke lexuar historinë e SHBA, në krahun tjetër, vlerësohet që në momentin që ky vend u zbulua nga evropianët rreth 5 me 12 milionë indianë jetonin në territorin që sot quhet SHBA. Në fillim të shekullit të 20, vetëm 250 mijë të tillë kishin mbetur. Lind pyetja: ku shkuan indianët?
Shumica e universiteteve amerikane thonë se 70% me 90% e indianëve vdiqën nga sëmundjet, pra nuk u eliminuan nga puritanët anglezë me kompani….
Është e vërtetë që në Amerikën e Veriut nuk shikon aq shenja civilizimi indian, siç i vërren në Amerikën e Jugut. Por pyetja me vend është përse në Amerikën Qendrore dhe në Amerikën e Jugut viruset dhe sëmundjet e evropianëve nuk patën të njëjtin efekt si në Amerikën e Veriut?
Përtej Amerikave, një territor i madh i botës që konsiderohet si i virgjër dhe i papopulluar është Perandoria Ruse. Atje nuk kemi shumë të dhëna, por e dimë që ka pasur konflikt midis rusëve dhe indigjenëve. Në rastin e mançuve dhe myslimanëve turko-mongolë e dimë që ka pasur vrasje dhe zhdukje masive.
Është një pyetje me vend pra, se cila është historia e shumë popujve të zhdukur, se cili është roli i superfuqive në historiografinë e botës. Shpesh herë gjermanët, spanjollët, portugalët dhe katolikët na shfaqen se organizuesit e masakrave ndaj hebrejve apo indigjenëve, por roli i anglezëve, rusëve (protestantëve dhe ortdodoksëve) në gjenocide dhe spastrime etnike-fetare-raciale nënvlerësohet.
Nuk kam të dhëna të sakta, megjithatë besoj se duhen rishikuar shumë fakte historike përtej kontinentit evropian.
Solli për ju Kumti.com