Si ka lindur spiunazhi

Spiunazhi eshte ndoshta profesioni I dyte me I vjeter ne bote. Qysh nga kohet e lashta,deri ne ditet e sotme, shoqeria, shtete,ndermarrje private,individe etj kane perdorur spiunazhin si mjet per te manipuluar,vjedhur,sabotuar informacione dhe interesa. Spiunet jane ndofta njerezit me te cuditshem ne bote.

Pa ta nuk bejme dot, por te gjithe I urrejne.Ne saje te spiunazhit dhe spiuneve jane fituar luftera,perandori te medha jane gjunjezuar, jane shkaterruar jete njerezish,por dhe jane shpetuar ne te njejten kohe. Si duket eshte ne natyren njerezore, e fshehur brenda ne shpirtin tone te dime dicka qe te tjeret duan ta kene sekret.

Historia e shkruar e spiunazhit, te pakten ajo qe njihet ka filluar qysh ne greqine e lashte kur istieu I militit spiunonte perset qe donin te pushtonin greqine per llogari te qytetit te azise se vogel te militit.I maskuar nen petkun e “Tradhetarit”,istieu, fitoi besimin e komandanteve ushtarake perse,madje te vete darit te madh,mesoi planet e tyre per sulm ndaj greqise . Paisi mesoi ate qe donte I rroi koken dhe duke e bere tatuazh informaten ne koken e skllavit te vet, e dergoi ate pasi iu rriten floket ne milito, qe keta te fundit te pergatisnin mbrojtjen e qytetit. Ne epokat e mevonshem spiunazhi u perdor nga te gjithe njerezit qe kerkonin pushtet ose dhe nga ata qe donin ta ruanin ate.

Gjate luftes per pavaresi te kolonive britanike ne amerike, spiunazhi u perdor nga te dy palet per te mbledhur informacione kryesisht te karakterit politiko-ushtarak. Ne revolucionin francez ruajalistet pergjonin kundershtaret dhe keta te fundit kishin njerezit e tyre ne kampin e kundershtarit.

Lufta e pare boterore beri te njohur spiunen me te famshme femer, me fundin e saj tragjik,mata harin. Revolucioni bolshevik I tetorit 1917 qe solli ne fuqi komunistet me leninin ne krye,solli dhe krijimin e cheka-s, sigurimin e pare sekret sovjetik si vazhdimtare e okhranas,sherbimit sekret carist.Pasi nderroi disa emra nga cheka ne gru,ogpu,nkvd etj, ne vitet ‘1950 ne kulmin e luftes se ftohte u riemertuan ne kgb e tmerrshme per tu kthyer mbas renies se komunizmit ne svr.

Ne liib, spiunazhi u perdor gjeresisht nga te gjitha palet nderluftuese.Gjermania kishte abwehr dhe gestapon, anglia inteligent service, shba qe deri ne vitin 1941 nuk kishin asnje lloj sherbimi sekret krijuan oss, parardhesen e cia-s, sovjetiket perdoren nkvd, italia sim-in etj.

Mbas liib, pothuajse te gjitha shtetet e botes kishin sherbimet e tyre sekrete, te cilat kryenin nje lufte aktive kundra njera tjetres, sipas interesave te shteteve perkatese.Lufte e cila ne shumicen e rasteve nuk gjykohet nese sa fizik apo armatim ka kundershtari, por sesa mundet te penetrohet, ti vidhet informata, te genjehet, ti behet loje e dyfishte, ti korruptohen agjentet etj. Lufte ne te cilen dy lojtaret kryesore ishin kgb dhe cia, se bashku me partneret perkates. Cuditerisht kjo lufte nuk ka mbaruar akoma dhe sot e kesaj dite dhe deri me sot asnje pale nuk ja ka dale mbane te dali pa e pesuar, cuditerisht kjo lufte midis ketyre sherbimeve sekrete nuk ka pasur fitues,por vetem te humbur.Ne postimet e meposhtme do te lexoni per historine e disa prej sherbimeve sekrete, per veprimtarine e tyre te shkruar , agjentet kryesore, spiunet me te famshem dhe arritjet e tyre.

Cia
Central intelligence agency- agjensia qendrore e zbulimit.
United states intelligence agency-sherbimi informativ I shba.
(1947 – )

——————————————————————————–
Per me teper se nje shekull, te gjitha shtetet kryesore te botes, pervec shba zhvilluan dhe kultivuan sherbimet sekrete informative.Kodi I pashkruar kombetar amerikan I etikes nuk mund te toleronte apo te stimulonte spiunazhin.Ne fund te vitit 1929,ky lloj qendrimi ishte shprehur ne thenien e sekretarit te shtetit, henri stimson, kur herbert yardley I ofroi atij kopje te dokumentave te huaja te apokriptografuara :” zoterinjte e vertete nuk I lexojne posten njeri-tjetrit!”
Megjithate sherbimet sekrete informative te zbulimit u zhvilluan fare shpejte ne shba. Mbas liib, presidenti harry truman shperndau office of strategic services(oss 1941-1945) duke argumentuar se asnje agjensi amerikane nuk kishte nevoje te kryente spiunazh nderkombetar, derisa sigurisht filloi lufta e ftohte e shtyre nga kremlini.I alarmuar nga spiunazhi mbareboteror I kryer nga bashkimi sovjetik, trumani nenshkroi aktin e sigurimit kombetar ne 1947 ( national security act) duke krijuar cia-n si organizate e perhershme spiunazhi e qeverise se shba.

Karta e statutit te cia-s e vendos ate ne kontrollin e nsc (national security counsil)-keshillit te sigurimit kombetar, I cili eshte nen drejtimin e qeverise ekzekutive,por njekohesisht eshte dhe nen mbikeqyrjen e parlamentit (kongresit). Pergjegjesia kryesore e cia-s eshte te “Mbledhi dhe te vleresoje informacion”, por njekohesisht te “Kryeje dhe detyra te tjera” qe I specifikon ncs.

Krijimi I cia-s u kundershtua energjikisht me teper nga drejtori I fbi (zyres federale te hetimeve), j.Edgar hoover. Hoover I kundervihej presidentit truman dhe disa antareve te kongresit , duke argumentuar se krijimi I cia-s vecse do te dublikonte perpjekjet dhe informatat e mbledhura nga fbi, per te cilat deri ne 1947 ishte pergjegjes ai. Hooveri u provua qe ishte gabim. Shpesh here, mbas shperndarjes se oss, fbi dhe sherbimet informative ushtarake ofronin informacion te dobet dhe te paanalizuar qe me teper ngaterronte dhe prishte pune se sa informonte.

Qe tia dilte mbane me keto informata te ngaterruara dhe qe te perballonte me mire rrezikun dhe kercenimin komunist, trumani krijoi grupin qendror te informacionit (cig) nen komanden e nen-admiralit sidney soures. Kur nsc-keshilli I sigurimit kombetar beri mbledhjen e tij te pare ne 19 dhjetor 1947, I dha urdher admiralit roscoe hillenkoetter, drejtorit te pare te cia-s te mbikeqyrte operacionet e maskuara ne itali, qe do te parandalonin komunistet te merrnin pushtetin ne zgjedhjet e pergjithshme.

Hillenkoeter dhe njerezit e tij iu futen punes, duke perdorur presion ushtarak, politik dhe ekonomik ne nje fushate masive propagande per te siguruar humbjen e komunisteve ne zgjedhje. Ky sukses I madh I cia-s shtoi besimin se agjensia mund te ishte shume efektive ne punet e cdo shteti te huaj, duke krijuar keshtu nje urdher te rrezikshem per te ardhmen. Fillimisht agjensia u krijua nga veterane te guximshem dhe me pervoje lufte te ish-oss, por e spastruar nga elementet komuniste qe kishin infiltruar ne oss gjate liib. Keta veterane u ngjanin me teper ‘bastaxhinjve” qe loznin me vdekjen sesa intriganteve.

Cia nuk ishte ndonji sherbim sekret modern, deri ne shkurt te vitit 1953, kur drejtor I saj u be allen dulles, ish shef I operacioneve te oss ne evrope gjate liib. Ardhja e dulles(alen dalas) ne krye te cia-s solli nje ekspert te madh ne pozicionin qe ai kishte,duke sjelle per here te pare ne pah pikepamjen se cia ishte e zonja te infiltronte dhe te vepronte dhe te nderhynte ne punet e brendshme dhe ne shtete jomiqesore me shba si irani,zaire,guatemala,indonezia,kili dhe egjipti.

Teknika e cia-s nuk ishte e ndryshme nga teknika qe perdornin agjensite e tjera te informacionit.Keto perfshinin ryshfetet, shantazhet,dizinformacionin,propaganden negative,luften guerrile, sabotazhin deri dhe vrasjet.Agjensia filloi te mblidhte dhe te analizonte informacion, duke shtuar njekohesisht dhe operacionet e maskuara. Ne 1953, nen drejtimin e gjeneralit uollter bedel smith,cia dergoi agjentet e saj ne iran per te mbeshtetur hedhjen e kryeministrit mohamed mosadef, I cili u largua duke e lene vendin e vet ne nje kaos politik.

Cia u be e barabarte me kgb si force spiunazhi kur alen dallas mori komanden e saj ne 1953. Nje vit me pas, regjimi I influecuar nga komunistet I jakobo arbensit ne guatemala u permbys me mbeshtetjen e cia-s. Ne 1955 cia mbikeqyri hapjen e tunelit te berlinit qe I lejoi ekspertet e saj te pergjonin komunikacionet sovjetike, telefonatat diplomatike dhe rrjetet telefonike ne berlinin lindor.Ne 1956, cia arriti te siguronte raportin teper sekret te kongresit te xx te pk sovjetike, ku hrushovi denonte krimet e stalinit, fill nje dite pas kongresit.

Per 4 vjet, nga 1956 deri ne 1960 cia drejtonte aeroplanet spiune ne qiejt e bs, operacion qe perfunduan kur piloti I aeroplanit u-2, geri fransis pauers qe u godit nga sovjetiket u burgos.Me vone ky pilot do te shkembehej me spiunin e famshem te kgb rudolf abel.Ishin raportet e informacionit te cia-s ato qe binden presidentin kenedi te fillonte operacione “Joluftarake” ne vietnam ne 1961.Ne te njejtin vit cia deshtoi ne operacionin e permbysjes se kastros ne kube, duke derguar trupa kubanezesh te arratisur si guerrile te patrainuara dhe jo te mbeshtetura nga forcat ajrore te shba.Operacioni ne gjirin e derrave ishte nje grusht I madh kunder reputacionit te cia-s, por deshtimi I ketij operacioni ishte me teper nga ngaterrimet ne komunikim midis cia dhe presidentit kenedi, sesa nga paaftesia e saj.Qe te evitoheshin ne te ardhmen te tilla ngaterresa, sekretari I mbrojtes nen administraten e kenedit, krijoi dia ( agjensine informative te mbrojtjes) si filter informacioni te te gjitha sherbimeve sekrete jo-ushtarake te shba.

Fiaskoja ne kuba beri qe presidenti kenedi te kerkonte doreheqjen e alen dallesit.( ai qe ishte ideatori I vertete I fluturimeve te u-2 mbi bs dhe pergjegjesi I fiaskos se gjirit te derrave ishte ndihmesi I tij,ricard bizell).Nje vit me pas, cia e rifitoi reputacionin e mire kur nen drejtimin e xhon mek’kone,nje nga aeroplanet spiune mori foto te raketave me rreze te larget veprimi sovjetike qe po vendoseshin ne kuba.Ky informacion coi ne konfrontimin historik te kenedit me hrushovin,krizen kubane te raketave, ne te cilin kryeministri sovjetik doli I mundur dhe raketat berthamore u terhoqen nga kuba.

Kur presidenti kenedi u vra ne 1963, cia u kritikua perseri seriozisht sepse vrasesi li harvi osualld ishte identifikuar me pare si I rrezikshem politikisht,por cia I kishte humbur gjurmet e tij. Ne fakt, veprimtaria e osualldit ne shba ishte nen juridiksionin dhe pergjegjesine e fbi. Cia nuk ka te tilla detyra apo te drejta ne shba, por vetem jashte saj.

Ne 1964, perseri nen drejtimin e mek’kon, cia ndihmoi rebelet qe hodhen poshte dhe vrane kryeministrin kongolez patris lumumba. Mek’kon u zevendesua nga admirali uilliam rejborn (1965-1966), drejtoria e te cilit kaloi pa ngjarje te jashtezakonshme.

Pasardhesi I rejborn, ricard helms (1966-1973) u perqendrua me teper ne luften e vietnamit, duke I terhequr operativet e cia ne bote, per ti derguar ne sajgon. Rreth 1000 agjente te cia-s vepronin ne kete zone. Gjithashtu operacione te cia-s u zhvilluan dhe ne pjese te tjera te vietnamit, ne laos dhe ne kamboxhia.Ne kete rast cia pati dhe forca te veta ajrore qe vepronin nen masken e shoqerise ajrore “Air america”. Ne amerike, presidenti lindon xhonson, pergjegjes per rritjen e nderhyrjes amerikane ne vietnam, I kerkoi helmesit qe te spiunonte ne desidentet amerikane, opozitare te luftes ne vietnam.Helmsi I rezistoi presioneve presidenciale qe ishin kunder statutit te cia-s.

Informacioni I brendshem ishte nje pune e fbi qe huveri refuzoi ta bente dhe cia presupozoi se kjo ishte nje detyre ilegale. Megjithate skandali “Uotergejt” nuk provoi asnjihere ngaterrim te cia-s ne te.

Helmsi pati nje sere ndihmesish te cuditshem:ricard bizell, ekspert ne truke te ndryshme dhe xhejms xhizus angelltonin ne krye te kunderzbulimit, qe ishte I fiksuar me zbulimin e agjenteve sovjetike brenda cia-s.

Presidenti nikson e hoqi helmsin si drejtor te cia-s ne 1973, padyshim nga mosdeshira e ketij te fundit per te mbuluar skandalin “Uotergejt”. Helmsi u caktua si ambasador ne iran, por e la kete post per te deshmuar para kongresit per sekretet e agjensise. Perballe komitetit senatorial te marredhenieve me jashte, helmesi u kap duke genjyer ne tentative te mbroje sekretet e cia-s. U gjobua me 2000$ si denim dhe iu dha mase burgimi 2 vjecare, nese do ta bente perseri.
Gjate periudhes se uilliam kolbio ishte drejtor I saj, cia humbi karakterin e saj si organizate zbulimi me integritet. Marrja e hapur e informatave nga qytetare te shba I dhane asaj imazhin e nje “Gestapoje”, nje armikeje te publikut amerikan.

Gjate viteve te drejtimit te kolbit (1973-1976) cia u be subjekt I pyetjeve ne disa komitete kongresiale. U gjet ngushte dhe e pandihme pas nenshkrimit te aktit te lirise se informacionit. Deri dhe sherbimet sekrete miqesore te britanise, izraelit dhe gjermanise kishin ndrojtje te shkembenin informacione me te , nga frika se dhe sekretet e tyre mund te dilnin ne shesh.

Ne 1979, presidenti xhimi karter, I normalizoi pak kufizimet qe nuk lejonin veprimtarine e cia-s, duke lejuar drejtorin e saj , admiralin stensfilld terner (1977-1981) te kryente operacione te maskuara, perfshi ketu dhe survejimin e qytetareve amerikane ne disa shtete te huaja. Madje karteri e lejoi ternerin te kryente operacione klandestine pa e informuar ate vete. Por terneri nuk ishte perkrahes I zbulimit te pakontrolluar, keshtu qe nuk I perdori lehtesimet e dhena nga karter.

Ne 1980, presidenti karter nenshkroi gjithashtu aktin e mbikeqyrjes se zbulimit, qe kufizonte te drejtat e kongresit per te vezhguar cia-n, duke lene vetem senatin dhe dig si dhe vetem 8 antare te kongresit te marrin informacion special dhe kete nen rrethana te jashtezakonshme per veprimtarine e cia-s.

Fuqia e teper qe iu dha dhe mundesia per te dhene me pak informacion per veprimet e saj u shfrytezua mire nga drejtori I mevonshem I saj, uilliam kejsi (1981-1987) I vene aty nga presidenti regan. Numri I operacioneve te maskuara u rrit, si dhe buxheti dhe numri I punonjesve te cia-s.Nen drejtimin e kejsit, cia rifitoi imazhin e saj si agjensi zbulimi e fuqishme.

Arritja e kejsit ishin zyrat qendore te cia-s, qe perfshin 140 hektare ne langli, virxhinia, ne nje kompleks ndertesash qe kushtoi 46 milion dollare vetem per tu ndertuar. Mbi 10 mije persona punojne ne langli, gati 50 % e efektivit te pergjithshme te cia-s.Pjesa tjeter ( 10 mije) jane te shperndare ne zyra te ndryshme te cia-s ne shba si dhe ne trupat diplomatike amerikane anembane botes.Sot, ashtu si ne epoken e kejsit, cia ka nje force te jashtezakonshme pune me eksperte ne cdo gjuhe te huaj, ne kriptografi,kimi, kompiuterike, demografi,agronomi, lufte guerile si dhe sisteme komunikacionesh.

Kater divizione te ndara formojne forcen punetore te agjensise.Divizioni I zbulimit, qe merret me mbledhjen e informacioneve nga botime publike, fjalime, dokumenta sekrete dhe raporte nga shtete te ndryshme. Problemet shkencore dhe teknike jane nen varesine e divizionit te kerkimit. Divizioni I mbeshtetjes koordinon operacionet e shtabit me agjentet ne veprim. Divizioni I planit, merret me mbikeqyrjen e te gjitha operacioneve te maskuara.

Te gjitha keto divizione ishin nen drejtimin e uilliam kejsit. Ai krijonte operacione te maskuara me ambicje te palodhshme. Nen mbeshtetjen e reganit, cia ndihmoi rebelet afgane kunder pushtimit sovjetik, armatosi grupet paramilitare iraniane kunder ajatollah khomeinit dhe regjimit te tij fetar si dhe haptazi mbeshteti rebelet qe luftonin qeverine majtiste ne nikaragua.

Kur plasi skandali iran-kontra, oliver north tha se kejsi dhe cia ishin te fshehur pas ketij operacioni. Por kejsi I thirrur ne kongres per te deshmuar nese agjensia ishte perfshire apo jo ne kete skandal, nuk arriti te deshmoje pasi vdiq ne 1987.

Ne fund te viteve ’80 kur agjensia ishte nen drejtimin e ish shefit te fbi, uilliam uebster dhe ne mes te viteve ’90, cia u perndoq perseri . U akuzua per lavazh truri sistematik te qytetareve kanadeze 30 vjet me pare, teknika te cilat ne ate kohe I kunderviheshin lavazheve te trurit te perdorura nga sovjetiket ,kina dhe korea e veriut. U akuzua se ishte perzier ne eksperimente te tmerrshme mjeksore, vrasje, sabotazh dhe vdekje te mjaft qytetareve te pafajshem.

Atehere , ne 1994, ajo qe kishte frike me teper cia dhe te gjithe shefat e saj u realizua. Nje nepunes I thjeshte zyre, olldric ejms, I biri I nje drejtuesi te cia-s u ekspozua si spiun sovjetik, tradhetari amerikan me I paguar ne histori.Sigurisht qe dhe me pare kishte te tille ne cia, si: eduart li hauard qe u shiste sekrete ruseve perpara se te kerkonte azil politik ne moske;uilliam kampiles qe u shiti sovjetikeve manualin sekrete te sateliteve spiune te cia-s;analisti I cia-s larri u tai cin I lindur ne kine dhe spiun kinez per rreth 30 vjet para vitit 1986 kur u denua dhe vrau veten.

Asnje prej ketyre tradhetareve vec nuk I beri cia-s demin qe pesoi nga ejms. I paguar per 2 milion $, ejms u dha sovjetikeve emrat e informatoreve me te mire ruse brenda ne kgb dhe ne qeverine sovjetike, duke shkaktuar pushkatimin e te pakten 12 vetave. I denuar per spiunazh, ejms beri nje marreveshje ne shkembim te sekreteve qe kishte treguar, duke shpetuar nga karrikja elektrike, por fitoi burgimin e perjetshme per veten e vet dhe 5 vjet burg per te shoqen, si bashkepunetore te tij.

Cia akoma nuk e ka marre veten nga shoku dhe turperimi I ejmsit, pa permendur ketu humbjen e prestigjit te saj. Drejtori I tanishem, xhorxh tenet ( me origjine himariote) eshte nje njeri I kujdeshem,fjalepak dhe mundohet te mbaje profilin e agjensise te ulet per te rindertuar vetebesimin e saj.

Kgb
Komitet gosudarstvennoy bezopasnosti
(komiteti I sigurimit te shtetit)
Agjensia sovjetike e zbulimit
(1917 – )

——————————————————————————–
Sherbimi sekret me I frikshem I botes, kgb-ja sovjetike ka qene e njohur ne te kaluaren e saj me shume emra, por fillimet I ka ne revolucionin bolshevik te 1917. Ne ate kohe, lideri komunist vladimir ilic uljanov-lenin, riorganizoi policine sekrete cariste -okhranan, duke ia nderruar emrin ne cheka (iniciale per “Komisionin e jashtezakonshem per luften kunder kunderevolucionit dhe spiunazhit), emer qe e mbjati deri ne 1922. Cheka si agjensi vazhdoi te ekzistonte dhe ti zgjeronte sherbimet e saj informative deri vone kur u be e njohur me emrin kgb.

Cheka I riquajt gpu( administrata politike shteterore, 1922-1923). Kur brss u konsolidua si shtet, gpu-ja u riquajt ogpu ( administrata e bashkuar politike shteterore, 1923-1934). Oraganizatat e njohura si cheka, gpu, ogpu ishin te drejtuara nga feliks xherxhinski, nje polak me origjine cifute, I njohur si vrases bolshevik I pameshirshem. Me vdekjen e xherxhinskit ne 1926, organizata u perhap me shpejtesi per te mbajtur dhe riforcuar pushtetin ne josif stalinit, diktatorit te tmerrshem sovjetik. Deri dhe ne kolektivizimin e brss nderhyri kjo organizate , me pasoja te tmerrshme ne miliona ruse qe e kundershtonin. Ata u ekzekutuan nga skuadrat vrasese te ogpu-se.

Ne 1934, emri I organizates ndryshoi perseri , kesaj rradhe ne nkvd ( komisariati I popullit per punet e brendshme, 1934-1946), I drejtuar nga sadisti jenrik jagoda, njeri I zgjedhur nga vete stalini. Nen udheheqjen e jagodes, nkvd mori nje kotroll total te industrise, profesioneve te ndryshme, punetoreve, kooperativisteve, te gjitha mjeteve te informacionit publik dhe forcave te policise. Me nje fjale kontrollonte jeten e cdo gjeje te gjalle ne rusine sovjetike.

Jagoda ishte bere figura me e frikshme ne brss pas stalinit, I fuqishem dhe I frikshem. Ai ekzekutoi te gjithe ata qe stalini donte ti eliminonte, derisa nje dite stalini paranojak qe shihte kudo “Armiq te popullit” dhe “Agjente te imperialisteve” e akuzoi per veprimtari subversive dhe e ekzekutoi. Yagoda u vra faktikisht ne zyret e tij. U mbyt nga duart e zevendesit te tij, nikollai jezhovit, I cili ishte po aq barbar sa jagoda. Jezhovi ka qene I njohur historikisht dhe me nofken “Xhuxhi I pergjakshem”. Por si gjithe te lemonat qe pasi shtrydhen, hidhen ne koshin e plehrave dhe jezhovi u ekzekutua me urdher te stalinit ne 1938. Atehere ne krye te nkvd erdhi nje njeri shume I afert me stalinin, nje vrases dhe nje perdhunues profesionist, lavrenti beria, I cili qendroi ne krye te nkvd deri pas vdekjes se stalinit.

Gjate kohes se berias, nkvd u quajt mvd ( ministria e puneve te brendshme, 1946-1954) dhe nje vit pas vdekjes se stalinit u quajt ne kgb. Zyrat qendore te kgb jane te njohura dhe si qendra dhe pervec te tjerave ka nen drejtim dhe gru ( drejtorine qendrore te zbulimit te ushtrise se kuqe), qe merret me zbulimin dhe kunderzbulimin ushtarak. Te gjitha keto jane nen mbikeqyrjen e kgb-se.

Kgb-ja eshte e plotfuqishme dhe operacionet e saj perfshijne spiunazhin e brendshem dhe te jashtem. Aktet e saj jane pa kufizime ligjore dhe rregulla dhe drejtohen dhe kunder popullit rus dhe kunder “Armiqve te jashtem”. Dega me e frikshme dhe me e fuqishme e kgb-se eshte smersh*. Smersh-I eshte nje seksion I armatosur I vecante I kgb-se qe merret me denimet dhe ekzekutimet e cdo rusi te cilesuar si “Tradhetar”, te cdo informatori apo agjenti qe dezertonte ne perendim, te cdo komunisti qe nuk ndiqte vijen e partise si dhe nje numer te madh viktimash jashte rusise ( sovjetike ose qytetare te shteteve te tjera).

Loja e preferuar e kgb-se ishte futja ne kurthin e saj te diplomateve te huaj dhe ne shumicen e rasteve behej nepermjet seksit. Ne kete menyre kgb-ja komprometoi ambasadorin britanik ne moske, ser xhofri harison ne 1968. Ambasadori u dashurua pa s nje gruaje te bukur ruse qe punonte si sherbetore ne ambasaden britanike e quajtur galja. Ajo ishte sigurisht e futur me mision aty nga kgb-ja. Pasi cifti mbaroi pune ne nje apartament te leningradit, harrisonit iu treguan foto te tij me galian duke bere seks.

Harrisonin iu komunikua se ne qofte se nuk I jepte kgb-se informacionet qe ajo kerkonte, fotot dhe lidhja e tij me galian do te beheshin publike. Ne vend qe te bashkepunonte, harrisoni u kthye ne londer ku pohoi lidhjen ne galian tek oficeret e mi5 ( kunderzbulimi britanik). Ai u nxorr ne pension menjehere. Megjithese ky lloj kurthi kesaj rradhe deshtoi, shume kurthe perpara harrisonit ishin te sukseshem.

Nje sukses I tille ishte komprometimi I ambasadorit francez ne moske, moris dezhanit. Cifti dezhan arriti ne moske nga parisi ne 1955 I gatshem per te bere miq me sovjetike ne rangje te larta. Ata u priten nga shume persona qe thonin se ishin udheheqes sovjetike, por ne te vertete ishin ose oficere te kgb-se ose spiune te saj, nje prej tyre ishte dhe gjeneral lejtenant oleg mihailovic gribanov, I cili u paraqit tek cifti me emrin gorbunov.

Dezhani I tha ne konfidence gribanov/gorbunovit se I pelqenin femrat e pashme dhe pas kesaj ne hapat e ambasadorit, “Rastesisht” rreshtoheshin femra te pashme te gatshme te flertonin me te. Keto gra, quheshin “Thithese” nga bosat e kgb-se dhe ambasadorit I ofroheshin nga agjenti I kgb-se juri vasilevic krotkov. Krotkovi e njohu dezhanin me disa aktore filmi ruse, njera prej te cilave quhej “Lora”. Kur dezhani ishte duke bere dashuri me te , bashkeshorti I saj imagjinar ia behu ne dhome duke I kapur flagrant dhe e kercenpi dezhanin se do ta conte ne gjyq publik, nje skenar I vjeter I kgb-se.

Me vone ate nate, dezhani nervoz perseri ne konfidence I tha shqetesimin e tij gribanov/gorbunovit I cili ngrohtesisht nga ana e tij e garantoi se do te perdorte influencen e tij qe te qetesonte “Bashkeshortin e nxehur”. Ai e informoi dezhanin pas pak ditesh se ceshtja e tij ishte vene ne vije dhe se ambasadori nuk duhet te shqetesohej me. Mirenjohes, dezhani filloi atehere me hir ose me pahir te jepte informacion tek gribanovi. Pimpi I kgb-se per kete ceshtje, nuk ndaloi me kaq. Ai u perpoq te fuste ne kurth dhe gruan e ambasadorit, por pa sukses. Meqe deshtoi tek zonja dezhan, ai komprometoi nje diplomat tjeter francez me nje nga prostitutat e kgb-se.

Koloneli lui gibo, atasheu ajror francez sidoqofte nuk bashkepunoi me kgb. Ne vend qe te jepte informacion dhe te fshihte lidhjen, ai vrau veten. Krotkovi me vone, ne 1963 vizitoi londren si shoqerues I disa shkrimtareve sovjetike. Me marifet ai dezertoi dhe u dorezua tek anglezet ku tha se dezertimi I tij ndodhi nga brejtja e ndergjegjes per ceshtjen gibo. Ne te njejtin vit, gribanovi u informua se nje spiun I kgb-se ishte kapur ne nju jork, shba. Te deshperuar per te pasur nje spiun amerikan, qe ta shkembenin me ate sovjetik, bosat e kgb-se e urdheruan gribanovin te gjente nje agjent amerikan me porosi.

Ate qe oficeret munden te gjenin ishte nje mesues amerikan, frederik bargun, nje profesor I universitetit te jeill, I cili ndodhej si turist ne moske. Agjentet e kgb-se I thane gribanovit se fatkeqesisht profesori nuk ishte spiun. “Bejeni spiun” u bertiti gribanovi.Barguni u arrestua , por me vone doli se ishte mik personal I presidentit kenedi, I cili I dergoi nje note proteste hrushovit. Hrushovi me fytyre te kuqe nga turpi dhe nga zemerimi, iu kanos gribanovit dhe e urdheroi ta lironte menjehere profesorin.

Diplomatet, te cilet kgb-ja nuk mund ti komprometonte seksualisht per ti dhene asaj informacion, ishin subjekt survejimi te vazhdueshem, brenda dhe jashte ambasades, duke I ndjekur kemba kembes ne cdo hap qe benin dhe duke I survejuar ne ambasada me aparatura te sofistikuara te cilat ishin fshehur me kujdes ne ambasadat e huaja.Ne 1975, ambasada amerikane ne moske ishte ne krye te listes per pergjime nga ana e sovjetikeve. Mikrofonat ishin te nje sistemi te sofistikuar dhe drejtoheshin duke I komanduar nga jashte ambasades me rreze te larta te intesifikuara, nepermjet dritareve te ambasades. Duke shenuar me keto rreze vazhdimisht, dyshohet qe tekniket e kgb-se , pa dashje infektuan me helmiim radiologjik ambasadorin amerikan uollter stosel.

Stosel u kthye ne uashington ku u sherua nga overdoza e radiacionit,kushte ne te cilat jetonin shumica e diplomateve ne brss, ngaqe masat dhe kundermasat e kgb-se per aparaturat e pergjimit sa vinin e beheshin me te sofistikuara. Nje nga arsyet per te damkosur amerikanet si spiune ishte per te treguar se spiunazhi kunder revolucionit sovjetik vazhdonte dhe revolucioni ishte ne rrezik te vazhdueshem. Ishin apo jo spiune, kjo nuk kishte rendesi , ata damkoseshin vetem per terror. Nje rast I tille ishte dhe ceshtja e martha pitersen, e cila ishte pjese e trupit diplomatik amerikan. Agjentet e kgb-se raportuan se kishin gjetur mesazhe sekrete te drejtuara asaj ne nje kuti postare te vdekur (**). Pitersen u debua nga bashkimi sovjetik.

Te njejtin fat pati dhe ricard ozborn, sekretari I ambasades amerikane per ceshtjet ekonomike. Kgb-ja lajmeroi se ozborni u arrestua ne maj 1983 , duke thene se u kap ne flagrance duke transmetuar mesazhe nga nje radio tek nje satelite komunikacionesh “Marisat”. Kur ambasada kerkoi prova te mesazheve ose kopje te tyre per te provuar fajesine e ozbornit, kgb tha se shenimet e ozbornit ai I kishte shkaterruar duke I tretur ne uje. Ozborni , e shoqja dhe dy femijet u debuan nga bashkimi sovjetik.

Shume nga funksionaret e kgb-se qe kishin urdheruar komprometimin e diplomateve dhe arrestimet e tyre ishin fare pak te sofistikuar ne krahasim me ata qe zhvilluan teknologjine e spiunazhit te kgb-se. Ne te shumten e rasteve ishin vrases, brutale dhe arrogante qe kishin bere vrasjet dhe ekzekutimet per llogari te stalinit, si ne kohe te revolucionit, ashtu dhe me pas. Duke mos pasur me vlere per te, ata qe u kishin shpetuar shpates se tij, ishin ngujuar me zyra ne kgb. I tille ishte per shembull dhe boris nikolaevic ponomarev, I cili ka qene funksionar I kgb-se qe ne ditet kur ajo quhej cheka. Ishte ky qe organizoi tradhetimin dhe arrestimin e presidentit cekosllovak aleksander dubcekut ne prage ne 1968. Ponomarev ka qene drejtues I departamentit nderkombetar te kgb-se, departament qe me vone kaloi ne duart e juri andropovit.

I ngjashem me ponimarevin ka qene dhe sergei kruglov, nje nga vrasesit me te besuar te stalinit dhe dikur antari I smersh-it. Kruglovi ka qene ne rojen e kuqe gjate revolucionit. Ai u ngrit ne graden e kolonelit dhe ishte komandant I gardes se kremnlinit. Nga 1920 deri ne 1930 kruglovi ka qene I njohur si “Kembeza” e stalinit, duke ekzekutuar do njeri qe zgjidhte stalini. Ai ishte nje nga antaret e cheka-s qe I mbijetoi 5 shefave te saj, madje thuhet sikur ai I ka vrare me doren e tij jagoden dhe jezhovin me urdhera te stalinit,si dhe thuhet se ka shkaktuar vdekjet misterioze te tre shefave te tjere te kgb-se.

Dihet vec nga te gjithe se kruglovi qelloi dhe vrau personalsisht marshallin mihail nikolajevic tuhacevski, shefin e pergjithshem te shtabit te ushtrise se kuqe, pjese e komplotit stalinian per spastrimet ne ushtri ne 1937. Per kete sherbim, kruglovi u be gjeneral “Nderi” dhe zv/komisar I puneve te brendshme.Ai ka pasur dore ne te gjitha operacionet kryesore te smersh-it si dhe ne vrasjen e trockit, njerit prej lidereve te revolucionit qe stalini e urrente pa mase sa askush tjeter ne bote.

Kruglovi ishte kaq njeri I besuar I stalinit, saqe gjate luftes se dyte boterore, ai u urdherua nga stalini te merrej me ceshtjet e sigurimit ne konferencat e jaltes, teheranit dhe potsdamit. Per kete veprim, kruglovi u dekorua dhe nga fuqite perendimore, ai mori “Urdhrin e legjionit te merites” nga qeveria e shba dhe nje titull kalorsiak nga perandoria britanike. Pas vdekjes se stalinit, kruglovi u be minister I brendshem e cila ne ate kohe kombinonte me ministrine e sigurimit shtetetor.

Bosi I kgb-se, lavrenti beria, nje nga shoket e kruglovit, e mbeshteti hapur ate fillimisht, por duke mos pasur besim tek vrasesi I vjeter ai sugjeroi qe kruglovi kishte mbledhur shume pushtet rreth vetes. Ne prill 1954, komiteti per sigurimin e shtetit u shkeput nga ministria e kruglovit dhe u vu nen komanden e gjeneralit ivan serov, me vone dretor I kgb-se. Keshtu kruglovi u hoq nga rruga e berias per pushtet. Ai u nxorr ne 1956 ne pension dhe u venit nga skena politike ngadale.

Agjentet e kgb-se kane qene nga spiunet me te trajnuar ne bote. Megjithese midis tyre ka nje numer te madh dezertoresh ne perendim, ata kane arritur te penetrojne ne menyre fantastike qe ne vitin 1925 administratat dhe sherbimet sekrete te shume shteteve si: shba ( administraten e rusveltit), sherbimet sekrete angleze gjate dhe pas liib, administraten dhe diplomatet te gjermanise naziste dhe me pas te gjermanise perendimore, partite politike komuniste ose jo ne shba, evropen perendimore etj, administraten dhe sherbimet sekrete franceze etj, kane mundur te rekrutojne si agjente te tyre gazetare , avokate te degjuar ne perendim, personalitete boterore etj.
Deri dhe ne lojerat e nderkombetare te shahut te zhvilluara midis lojtareve sovjetike dhe atyre ruse te arratisur ne perendim ka nderhyre kgb-ja me hipnotistet e saj. Nepermjet agjenteve dhe informatoreve te tyre, kgb-ja vodhi nga amerikanet komplet planet dhe sekretet e prodhimit te bombes atomike qe ne 1943-44.Ne vitet e luftes se ftohte, agjentet e kgb-se jane pergjegjes per vjedhjen dhe marrjen e teknologjise perendimore ne aq shkalle te larte, saqe qe te arrinte kete teknologji shteti sovjetik duhet te shpenzonte me miliona ore pune e njerez dhe miliarda rubla ne fushen e kerkim-eksperimentimit. Pas ushtrise sovjetike, kgb-ja ka pasur gjithmone buxhetin me te madh qe llogaritej ne miliarda dollare cdo vit per te mbajtur stafin e saj burokratik, me dhjetra mijera agjente operative dhe teknike te panumert per ti mbeshtetur me teknologji dhe aparatura.

Nje nga shefat e cia-s , xhon mekmehon I raportonte kongresit amerikan ne 1982 se kgb-ja shpenzonte cdo vit 3 deri ne 4 miliarde dollare per te krijuar dizinformacion, propagande dhe fallsifikime ( monedhash dhe dokumentash). Nje nga keto fallsifikime ishin dhe letrat fallco midis presidentit amerikan ronald regan dhe mbretin huan karlos te spanjes, ne te cilat regani ishte kunder pranimit te spanjes ne nato, fabrikim I kgb-se.

Tjeter fabrikim dhe propagande e kgb-se ka qene perhapja e disinformacionit sikur cia ishte ajo qe kishte vrare presidentin kenedi dhe me pas ne vitet ’70-80, sikur cia kishte fabrikuar dhe perhapur virusin e sida-s. Nje nga gazetat qe perhapnin dhe shkruanin te tilla lajme ka qene dhe e perditshmja italiane “Paese sera”, e cila ka marre me miliona dollare nag kgb-ja gjate viteve 1975-1986 per te paraqitur disinformatat dhe propaganden e zeze te saj.

Nje tjeter viktime I kgb-se ka qene dhe lideri rus boris jeltsin, I cili u gjet I dehur dhe I lagur ne nje nga bodrumet e stacioni te policise se moskes nga ndihmesit e tij ne 1990. Jeltsin tha se kgb:”Kerkoi te me vinte poshte”. Cuditerisht, jeltsin do tia kalonte disa vite me vone, presidencen e federates ruse, njerit prej shefave te kgb-se, presientit aktual rus vladimir putin, ndersa per minister te jashtem ose kryeminister do te caktonte nje tjeter shef te kgb-se, jevgjeni primakov.

Smersh
Seksioni I vrasjeve te kgb-se
(1917 – )

——————————————————————————–
Qe nga koha e revolucionit bolshevik te 1917, nje seksion I tere I sherbimeve sekrete sovjetike ka qene pergjegjes per kerkimin, rrembimin, shantazhet ose vrasjet e cdo kujt qe kundershtonte regjimin komunist, ne vecanti ruse qe dezertonin ne perendim ose ruse qe jetonin jashte brss. Gjithashtu jo-ruse qe ishin ne pergjithesi konkurrente me sovjetiket kane qene gjithashtu viktima te aksioneve te kryera nga smersh, emri I te cilit vjen nga inicialet e “Smert shpionam” (vdekje spiuneve). Ky slogan ka qene thene nga josif visarionovic stalin dhe pasqyronte karakterin e tij vrases.

Smersh eshte aktualisht divizioni I ix-te I kgb-se, I cili eshte I perkushtuar terrorit dhe diversionit, udhehequr dhe I perbere nga komuniste fanatike vrases. Teknikat e vrasjeve te tij jane shume te sofistikuara po aq sa ato ne novelat e krijuesit te 007- jan flemingut, madje ne shume raste ia kalojne. Ne ndryshim me personazhet e flemingut, viktimat e smersh-it kane qene persona reale.Megjithese titulli “Smersh” pushoi se perdoruri qe ne 1948 nga kgb-ja,organizata vazhdon te ekzistoje.

Organizata fillimisht u krijua ne pese seksione te ndryshme,sipas detyrave qe kishte:
1) seksioni I pare funksiononte brenda ushtrise se kuqe, per te diktuar ushtare dhe oficere disidente dhe per ti ekzekutuar ata.
2) seksioni I dyte I smersh-it mbidhte informacion dhe ne kohe lufte ishte pergjegjes per kalimin e agjenteve te tij ne prapavijat e armikut.
3) seksioni I trete ishte pergjegjes per vleresimin dhe filtrimin e informatave si dhe per dhenien e urdhrave.
4) seksioni I katert hetonte te pandehurit apo te dyshuarit dhe kishte autorizimin te bente arrestime.
5) seksioni I peste perbehej nga tre persona gjyqtare, zakonisht oficere madhore sovjetike dhe kishte kompetenca per te gjykuar dhe per te dhene vendime, te cilat ishin gjithmone te formes se prere pa te drejte apeli.Te gjitha denimet nga ky “Gjyq” ishin perfundimtare dhe ekzekutoheshin menjehere.

Smersh(sot thirret “Departamenti I v-te I drejtorise qendrore te kgb-se dhe eshte I fshehur ne departamentin e sigurimit te ushtrise, I quajtur cukr) eshte pergjegjes per vrasjet e pameshirshme dhe te paskrupullta te dhjetra mijera personave ne 8 dekadat e fundit. Shume lidere te shteteve te ndryshme te botes kane qene ruajtur nga smersh-I dhe agjentet e tij ne konferencen e teheranit. Ndonese e dinin ekzistencen e nje organizate te tille, ajo u be e njohur ne publik pas dezertimit ne gjermanine perendimore te kapitenit te kgb nikolia kholkhov ne 1954. Vete kholkhovi ishte agjent I smersh-it I derguar te vrase georgi okolovic me urdher direkt te kryeministrit sovjetik te atehershem, nikita sergejevic hrushovit. Okolovic ishte nje kundershtar I bezdisur per sovjetiket si lideri I nje organizate emigrantesh ruse(nts) ne frankurt te gjermanise.

Kholkhovi, nje vrases me eksperience, kishte marre trajnim special per kete mision ne vecanti. Ai duhej te vriste okolovicin me nje mini pistolete qe ne vend te fishekeve perdorte bilje te vogla te mbushura me helm. Vrasesi nderroi mendjen ne momentin e fundit dhe ne vend te kryente misionin, u dorezua tek cia, duke ekspozuar smersh-in si organizate dhe veprimtarine e tij ne evropen perendimore. Shume agjente te smersh u arrestuan pas dezertimit te tij.

Pas dezertimit te kholkhovit, me vone dhe dy agjente te tjere te smersh-it, peter deriabin dhe bogdan stashinski dezertuan dhe ata. Te dy keta vrases ishin te pajisur me arme te sofistikuara.Stashinski ishte pajisur me nje tub ( ne forme stilolapsi) qe leshonte acid koroziv.

Nje nga agjentet aktive te oreve te para te smersh-it ne perendim ka qene dhe xhorxh mink, lindur ne filadelfia te shba. Ne fillim te viteve ’20 ai punonte si shofer taksie, ne 1926 u be antar I partise komuniste te shba(pkshba)dhe me pas organizator ne sindikaten e dokereve te portit, sindikate qe kishte lidhje direkte me josif stalinin. Ne 1927 ai dergonte raporte dhe informacione direkt ne moske. Qendra e thirri ate ne 1928, te vizitonte mosken me qellim te kalonte trajnimin per tu bere agjent I smersh-it, ndersa nje vit me vone ai kreu vrasjen e pare per llogari te smersh-it ne evrope.

Ne 1931, minku gjendej ne berlin ku takoi nje gazetar, te cilin me vone do ta pershkruante si “Nje burre te shkurter, me fizik te forte, te ri, me nje goje te vogel te shemtuar, sy grijeshil dhe dhembe te parregullt”. Behej fjala per hans visenger, nje spiun I cili ishte kontrollori dhe nderlidhesi I tre agjenteve te gpu-se qe punonin ne linjen hamburg-amerike dhe qe I kishte ekspozuar ata tek autoritetet gjermane.Visengeri u urdherua te kthehej ne moske, por refuzoi. Misioni I minkut ishte qe ta asgjesonte.

Ne 22 maj 1932, minku se bashku me hugo marks, nje tjeter vrases-agjent te smersh-it, gjeten vendqendrimin e visengerit dhe e qelluan me arme duke e vrare ne apartamentin e tij ne muehlenshtrasse ne berlin. Vrasja eshte cilesuar ne dosjet e policise berlineze akoma dhe sot e kesaj dite si e pazgjidhur. Minku arriti qe te shpetonte dhe sipas raporteve te kgb-se vrau me pas rreth 6-7 persona te tjere deri ne 1935, kur fati I tij mbaroi. Ai se bashku me nje vrases tjeter amerikan te kgb-se u arrestuan ne kopenhagen dhe u akuzuan per spiunazh. Meqe faktet ishin te pamjaftueshme, ai beri vetem 18 muaj burg per ngacmimin dhe shqetesimin e nje biznesmeni rus qe ishte arratisur nga brss.

Minku u lirua ne 1936 dhe u kthye ne moske, ku eshte pare ne shoqerine e xhuliet stjuart pojnx, njeres prej lidereve komuniste amerikane, e cila u zhduk nje vit me pas. Sipas karlo treskas, nje antikomunisti dhe antifashisti te vendosur, njekohesisht botues gazete ne nju jork, pojnx u urdherua te vritet pasi ajo e denoncoi hapur stalinin dhe komunizmin. Xhorxh mink, u tha treska miqve te vet,ishte kontakti dhe kontrollori I saj me kgb-ne dhe ai rregulloi nje takim te ngutur me te ne central park. Pasi udhetuan se bashku ne veri te shtetit te nju-jorkut,ai e mbyti ate me duart e tija, ndersa trupin e saj e varrosi ne nje pyll, afer pronave te presidentit amerikan franklin ruzvelt, ne dutchess county. ( treska u vra dhe ai ne 1943 duke ecur I vetem ne nje rruge te nju-jorkut.Vrasesi I tij u identifikua me vone si bosi mafioz, karmajn “Cigar” galante, qe pranoi misionin e smersh-it per te ekzekutuar tresken kundrejt nje pagese prej 50 mije dollaresh).

Me pas minku shkoi ne barcelone, spanje, ku nen aliasin alfred herc ai u fut ne brigaden anarkiste e cila ne ate kohe luftonte perkrah demokrateve ne luftes civile spanjolle. Qellimi ishte qe ai te afrohej me profesor kamilo bernerin, nje anarkist te njohur per antistalinizmin e tij, I cili me deklarata e tij publike kunder diktatorit sovjetik, kishte ndjellur zemerimin e stalinit. Stalini urdheroi shefin e vet te kgb-se ( nkvd e quajtur ne ate kohe) qe ti komunikonte minkut urdhrin per ekzekutimin e bernerit. Menjehere pas komunikimit te urdhrit, shefi I kgb-se dha shpirt me shkume ne goje, I helmuar me urdher te stalinit.Berneri dhe ndihmesi I tij u gjeten te vrare me arme zjarri, ndersa trupave te tyre I mungonin krahet dhe kembet.Disa ore me vone, minku, alias herc, u zhduk nga listat e brigades anarkiste.

Gjate viteve ’30, agjente te smersh-it si I pakontrolluari oto katc, vertiteshin ne evropen perendimore duke kerkuar komuniste te penduar. Ata gjeten dhe vrane ignas rajsin, nje nga shefat e kgb-se ne france, I cili kishte denoncuar stalinin per krimet e tij te paskrupullta gjate periudhes se quajtur “Terrori I madh”. Shoku I ngushte I rajsit,valter krivicki, I pari oficer madhor I gpu-se qe dezertoi ne perendim dhe qe deshmoi per vrazhdesine e smersh-it, u gjend dhe ai I vrare ne dhomen e tij te hotelit te uashington te shba.

Vrasja me e famshme e smersh-it ka qene ajo e leon trockit, njerit prej lidereve te revolucionit te tetorit se bashku me leninin. Trocki ishte debuar dhe internuar nga rusia ( stalini fillimisht nuk guxoi ta ekzekutonte sepse trocki gezonte nje popullaritet te madh, por me vone iu be fiksim asgjesimi I tij) ne vitin 1929 dhe vazhdonte te kryente me zell te madh nje fushate politike kunder diktatorit. Stalini urdheroi vrasjen e trockit.

Trocki ishte vendosur ne 1937 ne meksike. Nje vit me pare, agjentet e smersh-it prane djalit te tij, e kishin vrare ate dhe kishin zhdukur nje pjese te arkivit te trockit ne france.Ne 1940, me trockin jetonte dhe e shoqja, natalia dhe te dy ishin vendosur ne nje vile ne periferine kojoakan te kryeqytetit meksikan. Vila e tij ishte shnderruar ne nje fortese te vertete. Pervec 10 policeve te armatosur meksikane qe ruanin vilen ore e minute, trocki kishte afer tij dhe nje grup trockistesh besnike, qe perbenin truprojen e tij personale. Rreth e rrotull viles se rrethuar me mure te larta,ishin vendosur dhe kulla vezhgimi ku roje te armatosura veshtronin ambientin brenda dhe jashte viles me dylbi gjithe kohes.Megjithate, trocki e dinte se ishte vetem pune kohe derisa agjentet e smersh-it ta gjenin.Pak kohe me pare, pervec te birit dhe nje nga perfaqesuesit e tij personale ne paris,rudolf klementi, ishte gjetur dhe ekzekutuar nga vrasesit e smersh-it.

Ne 24 maj 1940, njezet persona te armatosur rende me mitroloza dhe me granata, nen komanden e david alfaro sikejros, sulmuan vilen e te internuarit, por trocki dhe familja e tij shpetuan vetem me disa plage te lehta. Sikejros, u fsheh per disa kohe, me pas ne 1942 u lejua te ikte nga meksika.Ai shkoi ne kili ku jetoi me pas gjithe pjesen e jetes se tij dhe u pershkrua nga zyrtaret lokale si”Nje element I pakontrollueshem gjysem I cmendur”.

Haime merkader, nga ana tjeter, ishte nje agjent I smershit qe mendonte dhe llogariste cdo levizje te tij me gjakftohtesi dhe me llogjike. Per gati nje vit, haime ramon mercader del rio hernandez, duke perdorur aliasin frank xhekson, vezhgonte nga afer trockin, duke fituar besimin e miqve te te internuarit. Ai ishte I biri I nje tregtari spanjoll dhe I nje komunisteje kubaneze. Merkaderi kishte luftuar dhe ai ne luften e spanjes perkrah brigadave te ushtrise republikane nga ku ishte rekrutuar ne smersh nga leonid eitigon, nje rekrutues I kgb/smersh-it, I cili pervec te tjerave ishte dhe njeri prej dashnoreve te shumte te te emes.Duke perdorur identitetin e nje gazetari francez, me emrin zhak mornar, merkaderi mori pjese ne konferencen e iv-rt internacionale trockiste ne paris.

Ne paris ai krijoi lidhje intime me silvia agelof, nje punetore sociale amerikane, motra e se ciles kishte qene per disa kohe sekretare e trockit.Kur agelof donte te kthehej ne shba, ajo e mori merkaderin me vete.Ne ate kohe merkaderi udhetoi per ne shba me nje pashaporte kanadeze me emrin e frank xhekson, pashaporte te cilen e perdori per tu futur dhe ne meksike, ku nepermjet agelofit u prezantua me trockin.

Ai I mbajti kontaktet me trockin duke e vizituar ate shpesh miqesisht ne vilen ne kojoakan.Pas disa kohesh, ai I tha trockit se kishte pergatitur nje artikull per ne gazete, te shkruar sipas filozofise politike te trockit dhe I kerkoi atij ti hidhte nje sy per ti dhene opinionin e tij. Trocki pranoi dhe mbylli takim me te ne 20 gusht 1940. Merkaderi shkoi ne vilen e trockit ate dite dhe pervec doreshkrimit, ai kishte te fshehur ne menget e xhaketes nje bize te gjate 35 cm, nje sepate te vogel alpine si dhe nje pistolete.

Trocki e priti me ngrohtesi merkaderin , mori doreshkrimin dhe u ul ne zyren e tij per ta lexuar. Pasi shfletoi disa faqe dhe vuri re se ai ishte shume konfuz dhe pa kuptim ai ngriti koken per te pyetur te ftuarin e tij. Ne moment, merkaderi u hodh nga karrikja ku ishte I ulur, nxori bizen dhe ia nguli ne koke, duke I care kafken.Por goditja nuk solli vdekjen e menjehershme.I rrezuar ne dysheme, trocki bertiti nga dhimbja, gje qe solli menjehere ne dhome dy truprojet amerikane te tij,xhozef hansenin dhe xhejk kuperin. Hanseni dhe kuperi e mberthyen merkaderin, e vune poshte dhe filluan ta godisnin pa meshire derisa ai humbi ndjenjat. Ata ne fakt donin ta vrisnin ne vend, por trocki I pergjakur u kerkoi mos ta vrisnin duke u thene:” ai ka nje histori per te na treguar”.

I cuar ne spital menjehere, trocki jetoi dhe per 24 ore te tjera, pastaj dha shpirt. Merkaderi u arrestua, por I arrestuar ai tha se e vrau trockin per te sjelle ne vend nderin e te dashures se tij. Sipas deponimit te tij, trocki kishte krijuar lidhje seksuale me silvia agelofin. Agelof kundershtoi me force deponimin e tij dhe deshmoi se nuk kishte pasur ndonji kontakt seksual me trockin, as ky I fundit kishte tentuar dicka te tille.Agelof e denoncoi merkaderin ne gjyq si vrases te smersh-it. Pervec kesaj, konfuzion solli dhe ceshtja e identitetit te merkaderit, I cili ne gjyq deklaroi se ishte zhak mornar dhe si I tille ai u denua dhe u gjet fajtor ne 17 prill 1943 per vrasjen e trockit. U dergua ne burgun huarez te meksiko sitit.

Pas 17 vjetesh si I burgosur me sjellje shembullore, merkaderi u lirua, ne 6 maj 1960. Fiilimisht ai shkoi ne prage ku punoi disa kohe si gazetar, ndersa me pas shkoi te moske, ku u dekorua me “Urdhrin e bashkimit sovjetik”. Ky ishte nje pranim I hapur nga ana e kremlinit I sherbimit politik qe merkaderi I kishte bere brss duke vrare trockin. Disa kohe me pas merkaderi shkoi afer kastros ne kuba, ku edhe vdiq ne 1978,duke perdorur akoma emrin zhak mornar.

Shpesh ne shtetet e huaja, smersh-I do te perdorte kriminele profesioniste dhe vrases profesioniste per te kryer rrembimet dhe vrasjet duke I paguar shuma te medha parash per sherbimet e tyre.Duke punesuar kriminele karrieriste, rrembimet dhe asgjesimet dukeshin ne aparence krime ordinere, jo grushte politike, duke hequr ne kete menyre dyshimet nga sovjetiket dhe duke ua hedhur keqberesve profesionale. Nje nga keto ceshtje te kesaj natyre ishte dhe vrasja e karlo treskes, per te cilen gangsteri amerikan karmajn galante u pagua me nje shume te majme.

E njejta taktike u perdor dhe ne ceshtjen e dr.Valter linzes, nje avokati te shquar gjermano-perendimor I cili ishte president I shoqates se juristeve te lire gjermane.Nen drejtimin e linzes, shoqata kishte ekspozuar krimet e renda te sovjetikeve nen ligjshmerine komuniste, kishte ofruar ndihme per viktimat kunder arbitraritetit te arrestimeve te kgb-se, gjyqeve sekrete, burgimeve per arsye false ose internimit ne kampet e punes. Reputacioni I linzes si antikomunist I vendosur ishte aq I madh, saqe smersh-I mori urdhra ta rrembente ate dhe ta sillte ne berlinin lindor, ku ai mund te mbahej pergjithmone per te ndaluar demet e tjera politike qe I shkaktonte komunisteve.

Per kete rast, smersh-I perdori 4 kriminele me fame, te gjithe te burgosur me afate te gjata denimi ne gjermanine lindore: harri lidtke, 22 vjec, I burgosur per grabitje me arme dhe dhune; herbert novak,27 vjec,I burgosur I perjetshem per vrasje;jozef dehnert,22 vjec , vjedhes; dhe ervin knishpel, 27 vjec, I burgosur per me teper se 18 krime serioze.

Ne 7 korrik 1952, lidtke shkoi nga berlini lindor ne ate perendimor, ku mori nje taksi, shoferi I te ciles ishte vilhelm voiziske. Ai I tha shoferit ta conte ne zenefelderplatz, ne berlinin lindor. Duke ditur se taksistet e berlinit perendimor hezitonin te shkonin ne sektorin sovjetik, ai e joshi ate duke I ofruar nje bakshish prej 20 markash. Pasi kaluan postobllokun dhe kaluan ne berlin lindor, lidtke I vuri afer shoferit nje kuti me 10 paketa cigare amerikane tek sedilja e pasagjerit ( vete rrinte mbrapa). Voiziskja e falenderoi per bakshishin. Kur taksia arriti ne zenefelderplatz, police gjermano-lindore rrethuan makinen dhe I nxorren te dy jashte saj, ndersa nje nga oficeret bertiti:”Ju pra qenkeni ata kontrabandistet e cigareve amerikane!”
Voiziske u dergua ne zyrat qendrore te policise gjermano-lindore ku e futen ne nje qeli ne bodrumet e saj, por nuk e moren ne pyetje.Sic doli me vone,lidtkja e perdori taksine vetem e vetem per ti marre asaj targat e berlinit perendimor, te cilat I vendosi ne nje makine tjeter per te mos patur veshtiresi per te kaluar postoblloqet ne berlinin perendimor, te nesermen ne mengjes, ne 8 korrik 1952. Ne makine ishin lidtke, novak, knishpel dhe dehnert. Qe te katert shkuan me makine deri tek rezidenca e dr.Linzes, qe jetonte ne sektorin amerikan te berlinit perendimor, ne 12a gerihtshtrase ne periferine lihterfelde.

Linze, nje person shume I perpikte ne orarin e tij, doli nga apartamenti I tij ne 7.30 te mengjesit dhe filloi te ecte drejt zyres se tij, duke tymosur I qete llullen . Kur kaloi afer makines, lidtke dhe dehnerti dolen jashte dhe ky I dyti iu afrua linzes me nje cigare te pandezur. Ai I kerkoi doktorit nje shkrepse. Ndersa linze futi duart ne xhepa per te gjetur shkrepsen, lidtkja I doli nga pas dhe e goditi me forca ne koke me nje shkop gome.

Por linze sic duket ishte me I forte nga c’e prisnin dhe u rezistoi, duke I shtyre rrembyesit. Atehere lidtke e zuri nga mesi, dehnertii mbante kembet bashke dhe te dy e ngriten per ta futur ne ndenjesen e pasme te makines.Doktori u perpoq me te gjitha forcat te rezistonte, derisa novaku nxori nje pistolete dhe e qelloi linzen ne kembe. Linze u rrezua ne sediljen e pasme,ndersa lidtke dhe dehnert I hypen persiper per mos ta lene te levizte.

Knishpel , I cili ishte ne timon, I dha makines aq shpejtesi, saqe nuk pa qe kembet e linzes ishin jashte deres se pasme te makines. Ndersa makina ecte shpejt neper drakenshtrase, nje furgon I nje qytetari qe kishte pare gjithe skenen u vu ne ndjekje te saj.Me pas ne ndjekje do te shtohej dhe nje makine e policise gjermano-perendimore.Duke pare se po ndiqeshin, rrembyesit hodhen nga dritaret e makines gozhda katerkokeshe, duke shpresuar se do tu shpoheshin gomat dhe do te ndalonin. Ndjekesit arriten tu shmangeshin gozhdave dhe ti afroheshin makines se rrembyesve,por turmat e kembesoreve qe nxitonin te shkonin ne punet e mengjesit, ngadalesuan shpejtesine e ndjekesve, nga frika mos shtypnin ndonji kembesor. Knishpel arriti te manovroje mes turmes se njerezve dhe pasi u fut ne nje rrugice arriti ti shpetoje ndjekjes. Me pas makina u zhduk ne berlinin lindor.

Taksisti, voiziskja,u nxorr nga qelia pas disa oresh. Nje zyrtar gjermano-lindor I kerkoi atij falje duke I thene qe e gjitha ishte nje “Keqkuptim”. Targat e taksise ishin rikthyer dhe vendosur mbrapsht dhe ajo iu kthye voiziskes, I cili u la I lire. Pasi u kthye ne berlinin perendimor, voiziske lajmeroi autoritetet gjermane per eksperiencen e cuditshme qe pati. Cia dhe shefi I bnd ( sherbimit sekret te gjermanise perendimore) rajnhard gehlen, nuk e paten te veshtire te bashkonin pjeset qe te kuptonin metoden me te cilen smersh-I kishte rrembyer dr.Linzen.

Shtypi perendimor denoncoi rrembimin ashiqar dhe zyrtaret amerikane bene nota proteste ndaj sovjetikeve. Por ruset thane se nuk dinin gje rreth dr.Linzes dhe rrembimit te tij. Zyrtaret perendimore vazhduan kerkesat per kthimin e linzes per 8 vjet rrjesht, derisa ne qershor 1960, kryqi I kuq rus detyrimisht informoi kryqin e kuq gjermano-perendimor se “Valter linze vdiq ne nje kamp pune rus ne 14 dhjetor 1953.”

Ne rastin e vladimir poremskit, nje lideri te nts dhe kundershtar te terbuar te komunisteve, nje kontrbandist I vertete nga berlini lindor,volfgang vildpret, u perdor nga smersh-I per misionin vrases. Ne diten e krishtlindjeve te 1954,vildpreti u duk ne porten e apartamentit te poremskit ne frankfurt. Ne nje dore kishte nje fotografi e prere nga nje gazete te viktimes se tij, ne tjetren mbante pistoleten valter parabelum-38 te drejtuar nga poremski I shtangur.

Por vrasesi I smersh-it nuk qelloi. Duke futur armen ne xhep, ai tha:”Me kane derguar per te te vrare, por une nuk u kam besim atyre[kontrolloreve te smersh-it].Ne se te vras ty, ata do te me dergojne me pas te vras dike tjeter. Dhe nje dite do te me arrestoje policia dhe do me fusi brenda me nje deng te madh markash per te shpenzuar atje”. Poremski e ndihmoi vrasesin e penduar qe te dezertonte ne perendim me nje emer fals. “Keshtu pra nuk me vrau” thoshte me vone poremski. “Me pelqen vildpreti dhe e vizitoj here pas here…Ne fakt I shkova dhe ne dasem”.

Smersh ngeli I forte , megjithese shume nga vrasesit e tij preferonin me mire te dezertonin ne perendim se sa te kryenin krimet monstruoze qe I ngarkonin. Por qe tu jepnin vrasesve te tyre me teper shanse per te shpetuar dhe mos te identifikoheshin nga policia apo viktimat smersh-I zhvilloi nje sere armesh dhe teknika vrasese te reja. Nje viktime e ketyre armeve te reja ishte dhe horst shvirkman, nje teknik shume I qualifikuar gjermano-perendimor qe punonte ne ambasaden e rfgj-se ne moske. Shvirkman ishte eksperti I zbulimit te mikrofonave pergjues qe kgb kishte instaluar ne cdo ambasade te huaj ne moske. Kur ai gjente nje mikrofon pergjues ai e ngarkonte ate me rryme elektrike te tensionit te larte, duke I bere pergjuesit te kgb-se te pesonin nje shok te forte elektrik qe u kalonte neper veshe.

Akoma me teper u inatosen ekspertet sovjetike te pergjimit me shvirkmanin, kur ai u zbuloi nje aparat te sofistikuar elektronik pergjimi te instaluar ne dhomen e kodimit te mesazheve te ambasades gjermano-perendimore. Nepermjet ketij aparati, kgb-ja arrinte te kapte mesazhet dhe radiogramet e ambasades para se ato te arrinin te shtypeshin ne aparatin e shifrimit ( para se te kodoheshin). Duke I krahasuar mesazhe e koduara me ato te pakoduara, kgb-ja mund te gjente kodin e kriptografimit.Gjetja e ketij aparati nga shvirkmani I nxehu aq keq shefat e kgb-se saqe vendosen ta hiqnin qafe me lezet. Gjermano-perendimori u godit ne kofshe nga dikush, gjoja si padashje, nderkohe qe ishte mes nje grupi turistesh duke vizituar manastirin e zagorskut jashte moskes ne 1964. Tekniku I goditur qe bertiste nga dhimbjet, u dergua menjehere ne ambasaden amerikane ne moske, ku e priste nje klinike e kompletuar shume mire. Aty doktoret moren vesh se shvirkmani ishte injektuar me gazin mustard te perzier me nitrogjen. Pasi u kurua gjate nje periudhe shume te dhimbshme per te, viktima e smersh-it u sherua dhe I shpetoi vdekjes.

Georgi markov, I cili pesoi te njejtin trajtim nga smersh-I , nuk qe me aq fat sa shvirkman. Duke qene nje gazetar I shquar bullgar qe jetonte ne internim ne evrope, markovi I denoncoi sovjetiket, madje hapur fare ne emisionet e bbc dhe te radios “Evropa e lire” ku ai punonte. Ai pershkruante ne detaje se si regjimi komunist ne bullgari dhe kudo praktikonte terrorin dhe vrasjet.Bullgaria ishte nje nga kombet me regjimin me shtypes nga te gjitha shtetet nen dominimin sovjetik.Komunistet bullgate nuk ngurronin aspak te perdornin agjentet e smersh-it jashte moskes per te realizuar qellimet e tyre.

Me kerkese te sherbimit sekret bullgar,smersh-I tentoi pa sukses te vriste boris korxhak, nje polak qe jetonte ne virxhina te shba dhe qe dyshohej se ishte agjent I dyfishte duke punuar dhe per cia-n. Vladimir kostov, nje bullgar qe jetonte I veteinternuar ne paris, u gjet dhe u tentua te vritej nga smersh, por dhe ai arriti te mbijetoje. Dy bullgare te tjere qe kishin dezertuar, nje teknik raketash dhe nje botues gazetash, u asgjesuan nga operativet e smersh-it ne vjene.

Korxhaku u godit ne kurriz me nje mjet te mprehte nga nje kalimtar I paindentifikuar. Ai pati ethe te forta, temperature te larte dhe ishte ne gjendje deliri per 3 dite, derisa u sherua. Ne shtator 1978, georgi markov ishte duke pritur autobusin urban prane ures se vaterlose ne londer.Nga mesi I turmes qe priste nje njeri drejtoi nje ombrelle dhe e preku ne pulpe te kembes. Pasi I kerkoi falje , per cfare dukej se ishte nje aksident, ai u largua dhe humbi mes turmes. Disa ore me pas, markovi ishte ne krevatin e vdekjes. Ombrella kishte pasur nje maje te mprehte platinumi, nga ku kur e kishte prekut, I panjohuri e kishte injektuar me ricin, nje lloj helmi qe behet nga vaji I kastorit. Brenda disa oresh, markovi paraqiti temperature te larte dhe vdiq nga pushimi I zemres.

Smersh-I besohet se ka zhvilluar armen me te sofistikuar me perdorimin e ricines. Helmi eshte aq I fuqishem dhe I padallueshem, saqe krijon bllokimin e barkushes se zemres, nje situate mjeket qe nuk dine gje, thjesht mund ta atribuojne ne nje infrakt zemre.Megjithese thuhet se sot smersh-I ka pushuari se ekzistuari pas renies se komunizmit ne rusi, agjensia vrasese perseri ekziston…….

Ka shume burime ne lidhje me spiunazhin. Postimet e mesiperme jane perkthime nga website I angelfire.Com, tek pjesa qe I perkushtohet historise se spiunazhit.
Sidoqofte te sugjeroj dhe nje liber ne lidhje me spiunazhin:”The sword and the shield-the secret story of kgb-the mitrokhin archieve” botim I vitit 1991 nga christofer andrew. Ne kete liber shperbehet gjithe historia e kgb-se, si dhe agjentet e saj ne perendim. Fatkeqesisht ne te gjithe librin per shqiperine ka vetem dy fjali. “Arkivat mitrokhin” ndodhen ne londer ne zyrat e sis ) special inteligjence service. Sjellja ne publik te tyre krijoi skandale te medha ne angli , france dhe sidomos ne itali, ku gjithe e majta italiane doli se ishte e kredhur deri ne gryke nga marredheniet qe kishte me kgb-ne. Ne france, deri dhe nje person qe ishte per rreth 10 vjet minister I mbrojtjes, kishte qene agjent aktiv I kgb-se per 12 vjet rrjesht!!!!
“Sekretet” e sigurimi mbahen te mbyllura ne arkivat e ministrise se rendit ne tirane. Nuk e di sesa kurioz mund te jesh ti per veprimtarine e sigurimit jashte shqiperise, por personalisht do te doja ti hidhja nje sy “Arkivave mitrokhin” te shoh se cilet kane qene agjentet e vertete te kgb-se ne shqiperi. Shume u denuan si “Agjente” te sherbimeve te huaja ne kohen e komunizmit, por per asnje nuk pati prova. Thjesht akuza e “Agjentures” iu be qe ti hiqnin qafe. Te imagjinosh vetem qe me dhjetra mijera studente ( perfshi dhe shume persona qe me vone do te ishin udheheqes te regjimit envero-stalinist) shkuan e studiuan ne bs nga 1947 deri ne 1961. Thua asnje nga keta nuk u rekrutua?

Dhe dicka tjeter.
A e dinin se titos I eshte pergatitur atentat nga kgb-ja, I programuar ne 4 mars 1953 dhe qe do te kryhej nga roja I tij personale, I rekrutuar nga kgb-ja. Atentati nuk u krye sepse fare thjesht ne 3 mars 1953, stalinit I ra hemoragji cerebrale dhe ishte ne gjendje koma, I pamundur per te dhene “Ok” per kryerjen e atetantit.

Solli për ju kumti.Com

Artikulli paraprakHaliti: Shkohet në zgjedhje nëse vendos Kryetari i PDK’së
Artikulli vijuesZbritet paga e Presidentit, rritet ajo e Kryeministrit dhe e Deputetëve