Edi Rama ka bërë lëvizjen më të fuqishme me Fatmir Xhafën, duke vënë në postin e Ministrit të Brendshëm një figurë politike që nuk shihet mirë as nga Lulzim Basha as nga Ilir Meta.
Rama ka vendosur në vendin e Saimir Tahirit, pikërisht “Zotarinë Veting” apo njeriun që ka realizuar të gjithë Reformën në Drejtësi së bashku me SHBA dhe BE-në.
Emërimi i Xhafës, pavarësisht se mund të kontestohet nga opozita dhe disa qarqe pranë mazhorancës, ai shikohet si një koordinim me ata faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë që mbështesin Reformën në Drejtësi.
Odeta Manastirliu është në një farë mënyre “Ilir Beqja me fustan”, pasi si drejtoreshë e QSUT-së ka qenë realisht numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo do të vazhdojë politikën e lënë nga pasardhësi i tij dhe nuk priten ndryshime. Manastirliu është gjithashtu një nga njerëzit e afërt të Edi Ramës që ka punuar edhe në Bashkinw e drejtuar dikur prej tij.
Olta Xhaçka, si kryetare e Gruas Socialiste shkon në një ministri të afërt me rolin e saj por që nuk do të ketë një profil të lartë politik.
Ajo është një nga prurjet e Edi Ramës në PS që nga viti 2009 kur u zgjodh deputete e qarkut Korçë.
Ndërkaq, Eduard Shalësi në postin e ministrit të Shtetit për Antikorrukspionin i rikthehet detyrës së vjetër si shef i kabinetit të Edi Ramës, që prej vitesh e kishte lënë duke u stakuar edhe fizikisht me ish-kryetarin e tij që e “markoi” fort kryesisht gjatë zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës në vitin 2007.