Sheila Abdus-Salaam, një gjykatës e Lartë e shtetit të Nju Jorkut dhe gruaja e parë afrikano-amerikan që ka shërbyer në këtë post të lartë, është gjetur e vdekur në lumin Hudson.
Zyrtarët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut i janë përgjigjur rreth mesnatës thirrjes nga një peshkatar që ka gjetur trupin e së ndjerës.
Më pas, gjyaëtësja 65-vjeçare u shpall e vdekur pas orës 2 nga personeli mjeksor.
Policia po heton shkaqet se si ajo përfundoi në lumë dhe sa ka qëndruar aty.
Autoritetet bënë të ditur se gjykatësja Abdus-Salaam, e cila jetonte aty pranë, në Harlem dhe se nuk kishte shenja dhune në trupin e saj.
Që nga viti 2013, gjykatësja Abdus-Salaam ishte një nga shtatë gjyqtarët e Gjykatës Shtetërore të Lartë.
Para kësaj, ajo ka shërbyer për rreth katër vjet në Divizionin e Apelit të Gjykatës së Lartë të Shtetit, dhe për 15 vjet gjyqtare në Manhatan.
Ajo ka punuar për një periudhë kohe si juriste në Departamentin Juridik të bashkisë së Nju Jorkut.
Zakiyyah Muhammad, drejtori themelues i Institutit të Studimeve muslimano- amerikane, tha se gjykatësja Abdus-Salaam u bë gjyqtarja e parë femër muslimane në Shtetet e Bashkuara, kur ajo filloi që shërbejnë në Gjykatën e Lartë të Shtetit në vitin 1994.
Guverntori i Shtetit të Nju Jorkut, Andrevv M. Cuomo tha në një deklaratë se gjykatësja Abdus-Selam ishte një pioniere që ka shpalosur një “busull të patundur morale”.
Ai shtoi se “Gjyqtarja Sheila Abdus-Salaam ishte një juriste model dhe një zyrtare shembullore që ka luftuar gjithmonë për një shoqëri të drejtë.
Propozimin për ta emëruar në vitin 2013 në postin e Gjykatës së Lartë, Guvernatori Cuomo e firmosi menjëherë pasi vlerësoi shumë kontribuin e saj në komunitet në zgjidhjen e halleve të përditshme të njerëzve.
Emërimi i saj ishte pjesë e një shtytjeje nga z. Cuomo për të krijuar një gjykatë me diversitet dhe përfaqësuese.
Në gjykatë, gjyqtarja Abdus-Salaam ishte ndër zërat më të besueshme dhe mbronte kryesisht interesat e njerëzve në nevojë, emigrantëve të varfër dhe njerëzit me sëmundje mendore, duke qenë njëherësh një mur i fortë ndaj lobeve të fuqishme.
Ajo ishte gjithashtu e prirur për të mos ndihmuar apo mbështetur korporatat e pasura kur kishin çështje me individë të varfër.
Në mesin e kolegëve të saj, ajo ishte e admiruar për intelektin, sinqeritetin e saj dhe finesën në hartimin e vendimeve apo memove.
Ajo nuk i përdori kurrë vendimet e saj si tribunë apo trampolinë për t’u përdorur politikisht.
Në një deklaratë të posaçme, kreu i Gjykatës së Lartë, Janet Difiori tha: “ngrohtësia e saj, palëkundshmëria e vendosmëria e pakompromis për të vendosur drejtësi dhe mendja e ndritur juridike ishin një frymëzim për të gjithë ne që e kishin fatin e mirë të punonim me të”.
Verën e kaluar, gjykatësja Abdus-Salaam mori një vendim të rëndësishëm, çështja e Brooke S. B. ndaj. Elizabeth A.C.C.
E ndjera u rrit në Uashingtonl ishte një nga shtatë fëmijët e një familje të varfër, e cila u diplomua në Universitetin Columbia në vitin 1977.
Pas përfundoi studimet për Drejtësi, ajo u bë avokate publike në Brooklyn, që përfaqësonte njerëz që nuk mund të paguanin avokatë.
Më pas shërbeu si asistente e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut.
Në një nga rastet e saj të para, ajo fitoi një padi kundër diskriminimit për më shumë se 30 femra shofere autobusi të Nju Jorkut. /tesheshi.