Disa piktura ku Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shfaqet si shpëtimar i botës, janë bërë publike vetëm pak dita para referendumit që pritet t’i japë atij edhe më shumë pushtet në Turqi.
Një prej veprave në ekspozitë e titulluar “Lideri i Shekullit” tregoi Erdogan-in duke përqafuar Bana Alabed, vajzën e cila rrëfeu jetën e saj brenda Aleppo-s së shkatërruar në Tëitter. Imazhet e ndërtesave të shkatërruara nga bombat i rrethojnë dy personazhet.
Ndërsa foto tjetër tregon Presidentin Erdogan në formën e një fantazme që qëndron mbi det me krahët e tij drejtuar Aylan Kurdi-t, sirianit 3-vjeçar të vdekur në breg të detit, fotot e të cilit bënë xhiron e botës.
Një pikturë e tretë, tregon Erdoganin duke festuar me popullin turk në urën e Bosforit, pas rrëzimit të grushtit të shtetit të vitit të kaluar.