Dmitriy Peskov ka theksuar se Erdoğan dhe Putin në takimin e tyre në Soçi do të bisedojnë për situatën në Siri
Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitriy Peskov, ka njoftuar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, do të takohen më 3 maj në qytetin Soçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Peskov në një deklaratë për agjencinë RIA-Novosti ka theksuar se Erdoğan dhe Putin në takimin e tyre në Soçi do të bisedojnë për situatën në Siri.
Në lidhje me takimin Peskov nuk ka dhënë informacione të tjera.
Erdoğan dhe Putin së fundi janë takuar më 10 mars në Moskë, në takimin e Këshillit Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Rusi.