Thirrje publike për të grumbulluar ndihma për popullin e Sirisë

Iniciativa “Populli i Sirisë thërret për ndihmë”, e ndërmarrë nga Sh.K. “Shkëlqimi”  fillon aksionin për grumbullimin e ndihmave në veshmbathjeve nga qytetarët e Kosovës në ndihmë të popullit Sirian, i cili është në gjendje të mjerueshme .

Andaj, ne kërkojmë nga ju qytetar të nderuar që ta shprehini cilësinë e bujarisë dhe të solidaritetit duke ju përgjigjur kësaj thirrje për ta ndihmuar popullin e Sirisë me rroba, këpuca, batanije (qofshin ato të reja apo të përdorura).

 

Bartësi i këtij projektit është hoxhë Fatos Rexhepi nr. kontaktues 044993374.

Deri më tani janë hap këto pika grumbullimi:

  • Prishtinë:
    • Pika 1: Lokali përball Xhamisë së Madhe; Prishtinë nr. kontaktues 044201931 Musa Ademi
  • Pika 2: Lagja Kalabria (Emshiri), Kulla 2; nr. kontaktues 044151248 Kujtim Bytyqi (pika Kalabri/Emshir).
  • Mitrovicë: Pika e grumbullimit dhe depoja kryesore dhe ku do të kategorizohen dhe të paketohen gjendet në: Rr:  “Bislim Bajgora”  te stacioni i hekurudhave; nr. kontaktues 045500031 Riad Bashota (depo Mitrovicë).
  • Ferizaj: Rr. Kadri Zeka, afër Market Samiri; nr. kontaktues 044889860 Përparim Haliti (pika Ferizaj).
  • Ferizaj: DARDANI :(Nr.tel. 045-542 009)
  • KOMORAN, Drenas: Personi përgjegjës është: Florim Gruda (Nr.tel. 044-303 849)
  • KAQANIK: (Adresa: Lokalet te R.I.K, lokali gjendet në rrugën “Idriz Seferi”) (Nr.tel. 045-586 392)
  • RAHOVEC: Personi përgjegjës është: Remzi Thaçi (Nr.tel. 044-203 881)
  • Së shpejti do hapen pikat edhe ne Prizren dhe Obiliq.

 

Ftojmë të gjithë të na kontaktojnë për të hapur pika tjera në gjithë Kosovën. Hapja e pranimit të ndihmave bëhet me datën 30.12.2013 që nga ora 9 deri ne ora 16, dhe përfundon me datën 05.01.2014 ora 16.00.

Për të gjithë vëllezërit që janë jashtë Kosovës mund t’i nisin ndihmat përmes ndonjë agjencije me emër “Populli i Sirisë thërret për ndihmë’ nr telefoni 044201931.

Jemi të hapur për të gjithë që duan të kontribuojnë në këtë projekt apo të hapin pika të reja, por duhet informuar hoxhë Fatos Rexhepi për t’i publikuar pikat në faqen në facebok.

 

Për çdo pikë të re nëpër qytetet e Kosovës do të informoheni përmes adresës në facebook apo në numrat kontaktues që u cekën më lartë. All-llahu ua kompenson atyre që shpenzojnë për hir të tij shumëfish për atë që harxhuan, edhe në këtë jetë edhe ne ahiret:  “Kush është ai që i huazon Allahut një hua të mirë, e Ai t’ia shtojë atij shumëfish atë?” Bekare: 245.

I Dërguari (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të) ka thëne:  “Ruajuni nga zjarri i Xhehenemit qoftë edhe me një pjesë (gjysmë) hurmë që e jepni sadaka.” (Buhariu dhe Muslimi)

https://www.facebook.com/pages/Populli-i-Siris-Th%C3%ABrret-P%C3%ABr-Ndihm%C3%AB/565056786915910

Allahu ju shpërbleftë me të mirat e tij…

Artikulli paraprakFjala e presidentit “më të varfër të botës” në OKB, – José Alberto “Pepe” Mujica
Artikulli vijuesJa cilat janë dëmet që shkakton wireless dhe valët e telefonit