Juncker: Nuk do të kandidoj për një mandat të dytë për në KE

Jean-Claude Juncker, Presidentof the EC, Frans Timmermans, First Vice-President of the EC in charge of Better Regulation, Inter-Institutional Relations, the Rule of Law and the Charter of Fundamental Rights and Kristalina Georgieva, Vice-President of the EC in charge of Budget and Human Resources, gives a press conference after the College meeting.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, njoftoi sot në një intervistë në një radio gjermane se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2019.

“Në 2014, ishte një fushatë e bukur elektorale. Por nuk do të ketë një të dytë pasi nuk do të kandidojë për herë të dytë”, theksoi ai për “Deutschlandfunk”.

Ish-kryeministri luksemburgas, 62 vjeç, u bë presidenti i Komisionit Evropian në nëntor 2014, pasi kishte drejtuar prej një kohe të gjatë Eurogrupin, që mbledh ministrat e Financave të venveve të BE-së.

Mandati i tij është pesë vjeçar dhe ka mundësi të rinovohet një herë.

Artikulli paraprakKroacia kërkon 20 mijë punonjës në turizëm, ja ç’duhet të plotësoni
Artikulli vijuesAnëtari i AAK-së: I ka humbur kuptimi politikës afruese me Serbinë me çdo kusht