Sokoli, Begu, dhe Malisheva janë personat e dorëzuar në polici

0
185
E plotesuar-Edhe pse disa media maqedonase dhe disa shqiptare të Maqedonisë raportuan se Beg Riza dhe Mirsad Ndrecaj janë dorëzuar dhe kanë rënë në duart e forcave maqedonase, burime të Indeksonline e mohojnë një gjë të tillë. 

Sipas tyre Beg Riza është shëndoshë e mirë por i strehuar në një lokacion të panjohur.
 
Emri I Rizajt dhe Ndrecajt u përmend shumë sot si pjesëtarë të grupit të armatosur që për 30 orë I bëri ballë forcave speciale maqedonase. 
 
Dorëzimin e Ndrecajt e hodhi poshtë edhe zëdhënësi I MUP-it Maqedon, Ivo Kotevski gjatë konferencës për media. Aktualisht gjendja në Kumanovë është e qetë, por ende ka forca të shtuara policore.

Sami Ukshini, i njohur me emrin Komandant Sokoli, Beg Rizaj, Dem Shehu dhe Muhamet Krasniqi – Komandant Malisheva janë katër kosovarët e parë që të dielën mbrëma i janë dorëzuar policisë pas luftimeve 16 orë në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Burime të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme informojnë se Muhamet Krasniqi – Malisheva është i plagosur, ndërsa në grupin e katër të dorëzuarve të parë, ka edhe të tjerë. 

 
Megjithatë, raporton KOHA, zyrtarë të lartë të policisë tregojnë se i vetmi që nuk ka pranuar dorëzimin është Mirsad Ndrecaj i njohur me emrin NATO. Aktualisht, thonë zyrtarë të MPB-së, vazhdon aksioni në Kumanovë për zbulimin e vendndodhjes së Ndrecajt në këtë lagje të Kumanovës. Ndryshe, në luftën e vitit 2001, të gjithë personat e sipërpërmendur kanë qenë ushtarë të UÇK-së në rajonin e Likovës.