E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli.
Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshte shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme.
Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë.
Studimet e ndryshme të realizuara gjatë këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se prania e të qeshurës largon pagjumësinë, shmang sëmundjet nervore, dhe ndihmon për një paraqitje sa më të këndshme fizike, pasi largon rrudhat e hershme në fytyrë.
Më poshtë jepen dhjetë argumente të cilat tregojnë më së miri efektet pozitive që shkakton e qeshura si në shëndetin mendor, ashtu edhe në atë fizik.
1- E qeshura është ngjitëse
2- E qeshura na bën të dukemi njerëz të suksesshëm
3- E qeshura na bën të dukemi tërheqës
4- E qeshura ndryshon humorin tonë
5- E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj
6- E qeshura eliminon stresin
7- E qeshura bën që trupi të çlirojë endorfinat
8- E qeshura forcon sistemin imunitar
9- E qeshura ul tensionin e gjakut
10- E qeshura na bën të ndihemi pozitive./Kumti.com