Keni menduar ndonjëherë pse duhet të përballeni gjatë gjithë kohës me virozat e stinës dhe infeksionet e ndryshme, ndërkohë që njerëzit e tjerë që njihni ia hedhin gjithmonë paq. Duket sikur ata kanë gjetur çelësin për të mbyllur çdo portë që depërton çdo lloj sëmundjeje në trupin e tyre.
Megjithatë, janë ekspertët e shëndetit publik që u tregojnë tre sekretet e njerëzve që nuk sëmuren kurrë.
Qëndroni sa më shumë në ajër të pastër: Qëndrimi brenda ju vendos në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit e tjerë dhe bakteret e tyre. Qëndroni sa më shumë në ajër të pastër pasi në këtë mënyrë jo vetëm që shmangni kontaktin me bakteret, por edhe forconi imunitetin.
Lani vazhdimisht duart: Larja e duarve është një ndër zakonet më të mira që duhet të kultivoni tek vetja dhe tek fëmijët tuaj. Shumë viroza dhe infeksione transmetohen lehtësisht përmes prekjes, është e rëndësishme të luani duart vazhdimisht për të zvogëluar këtë rrezik.
Pushoni mjaftueshëm që ta rimerrni veten sa më parë: Ekzistojnë shumë Ka një përse relaksi duhet të jetë gjëja e fundit në listën e çfarë duhet të bëni. Megjithatë, ja pse duhet të jetë prioriteti juaj; nëse jeni të stresuar kujdeseni më pak për veten, flini më pak, ushqeheni jo-shëndetshëm, nuk stërviteni etj./tesheshi