Tarifat e rruges se Kombit për të gjitha llojet e makinave
Zbatimi i tarifave
Në draft sugjerohet që të tarifohen 9 rrugë, ku për zbatim të menjëhershëm rekomandohet Tiranë-Durrës, Milot- Morinë, Tiranë-Elbasan dhe Rruga e Arbrit, që ende s’ka përfunduar. Hartuesit e draftit paraqesin dy opsione për mënyrën e implementimit të sistemit të tarifimit. Të jemi të qartë që ende nuk ka hyrë në fuqi, por kurdo që hynë, këto janë taksat.
Rrugët me pagesë- Tarifat për të gjitha llojet e makinave
Sistem i mbyllur, ku sheshet e pagesave të jenë në çdo hyrje dhe dalje të autostradës, çka siguron që të gjithë shoferët të paguajnë sipas distancës të udhëtimit. Opsioni i dytë është sistemi i hapur, që ofron sheshe tarifore në intervale përgjatë shtrirjes kryesore të autostradës.
Në strategjinë për vendin tonë rekomandohet skema e hapur për pagimin e tarifave. “Një skemë e tillë do të minimizojë numrin e nevojshëm të pikave të kontrollit dhe zbulimit të automjeteve dhe do të kontribuojë në uljen e kostove të ndërtimit dhe operimit”, thuhet në draftin e tarifimit të rrugëve