Në një shoqëri moderne, rrobat që veshim shpesh-herë përfaqësojnë mënyrën se si duam të dukemi në sytë e të tjerëve. Mund të tregojë aspekte të personalitetit tonë në shumë mënyra përmes kreativitetit por gjithashtu mund të tregojë edhe bindjet personale të gjithsecilit.
Kur dikush vendosë të vishet për të pasur sukses ty menjeherë të shkon në mendje një gardërobë me veshje të ndryshme për çdo rast – gati për të rënë në sy dhe për të krijuar një impakt tek të tjerët. Shpesh na thuhet se dukja lidhet shumë me suksesin tonë por a do të thotë kjo që na nevojiten rroba me bollëk?
Akoma dhe më shumë njerëz të suksesshëm po përpiqen të krijojnë garderoba minimale – duke veshur kështu të njëjtën veshje çdo ditë. Edhe pse kjo e hedh poshtë idenë e të “vishemi për sukses” ka shumë arsye pse njerëzit e suksesshëm zgjedhin të vishen në këtë mënyrë.
1. Të kursen kohë
Arsyeja më e dukshme është fakti se të veshësh të njëjtën gjë çdo ditë të kursen kohë. Rutina jonë e mëngjesit reflekton sa të suksesshëm jemi gjatë ditës dhe ne nuk arrijmë të kuptojmë se sa kohë na merr zgjedhja e veshjeve të ndryshme. Duke eliminuar nevojën për të veçuar dhe përzgjedhur, njerëzit e suksesshëm krijojnë më shumë kohë duke pasur një mëngjes të shpejt që i ndihmon gjatë gjithë ditës së tyre.
2. Besimi se ke veshur veshjen tënde të suksesshme
Kur kemi një mal më gjëra për të veshur, jo vetëm që na merr kohë për të zgjedhur veshjen e ditës por gjithashtu na bëhet më e vështirë për t’i kombinuar. Kur ke shumë rroba të duket sikur mund t’i kombinosh në mënyra të ndryshme por e vërteta është se ne gjithmonë përfundojmë të njëjtat rroba. Duke pasur një sasi të vogël rrobash me cilësi të ndryshme ne ndoshta i pakësojmë mundësit e zgjedhjes, por ne gjithmonë do të kemi një veshje të kualitetit të lartë që do të na hyjë në punë në çdo kohë.
3. Të krijon më pak stres
Edhe kur e kemi vendosur se çfarë do të veshim, ne mund ta vëmë në dyshim nëse ishte kjo zgjedhja e duhur. Ti do fillosh të pyesësh a ishin këto këpucët e duhura, mos ndoshta je veshur shumë apo mos je shumë i zhveshur. Kur këto mendime të hyjnë në mendje ti fillon të stresohesh më shumë gjatë ditës. Kur ke vetëm një veshje të veçantë e cila të jep besim dhe përshtatet me situate e ndryshme gjatë ditës, ti nuk shqetësohesh dhe e gjithë energjia jote është e përqendruar tek puna dhe suksesi.
4. Eliminon vendimet
Ne zakonisht kemi shumë vendime për të marr gjatë ditës. Të rëndësishme apo jo, këto vendime bëjnë diferencën midis të pasurit sukses dhe jo-sukses. Të jesh i ngarkuar me vendime mund të dëmtojë mendjen tuaj – mundohuni t’i largoni vendimet e parëndësishme nga rutina juaj. Çdo hapësire e re në mendjen tuaj ju ndihmon të fokusoheni në qëllimet tuaja.
Barak Obama rrallë herë e ndërron uniformën e tij gri apo blu dhe kjo ndodh për një arsye.
“Ju e shikoni që unë vehs vetëm çostume grid he blu. Unë po mundohem të rralloj disa vendime. Unë nuk dua të marr vendime për atë që do të ha apo vesh. Kjo sepse kam vendime të tjera më të rëndësishme për të marr.’’
Me fjalë të tjera, të kesh vetëm diçka për t’u shqetësuar të ndihmon për ta përmirësuar atë gjë dhe për të marr vendime të menduara mirë më vonë.
5. Më pak kujdes dhe organizim
Të kesh një gardërobë të vogël do të thotë më pak energji për ta mbajtur dhe organizuar atë. Njerëzit e suksesshëm duan ta vendosin energjinë e tyre në detyra të rëndësishme dhe të kesh shumë rroba do të thotë që duhet më shumë kohë për t’i larë, tharë dhe hekurosur. Jo vetëm kaq por rrobat zënë goxha vend. Sasia e gjërave që ne zotërojmë flet shumë për ne dhe shumë gjëra tregojnë një mendje jo shumë të organizuar.
6. Të detyron të ndryshosh marrëdhënien me rrobat e tua
Aktorja Drew Barrymore stregon sesi vendosi të ndryshonte marrëdhien e saj me rrobat me kalimin e kohës. Në një botë ku veshjet janë kryefjala e modës dhe konsumi i tyre është gjithmonë në masë, shumë njerëz po ndryshojën mënyrën si të veprojnë me rrobat. Barrymore thotë:
“Si fillim, unë jam pothuajse 40 vjeç, dhe rrobat e moshës 20 vjeç nuk kanë më kuptim. Dhe pas dy fëmijëve, rrobat e moshës 30 vjeç nuk më bëjnë më. Jam në një udhëkryq rrobash, dhe është shumë e dhimbshme të vendosësh.’’
Duke limituar garderobën e saj Barrymore thotë se ajo u bë “e arsyeshme dhe e lumtur’’ dhe në paqe me nocionin e vështirësisë për t’u veshur në mëngjes.
7. Eleminon shpenzimet e tepërta
Siç e përmendëm dhe më lartë, konsumi i materialit është shumë i lartë me sjelljen e shoqërisë sonë ‘bli dhe hidh’ dhe ne përfundojmë duke patur shume sende. Kjo qëndron dhe për garderobën tonë – sa rroba ke në dollap të cilat si ke veshur kurrë apo që po presion atë rastin special që s’ka për të ardhur?
Ne zakonisht e mashtrojme veten duke thënë se rrobat e varura në dollap janë ‘thelbësore’ por ne shpesh shpenzojmë për veshje të cilat nuk na hyjnë në punë. Duke i hedhur poshtë këto sende dhe duke e mbajtur koleksionin tonë minimal, ne bindemi se nuk kemi nevojë për aq shumë rroba sa mendonim. Nevoja jonë për blerjet e momentit limitohet dhe ne ndërgjegjësohemi për sasinë e gjërave që na duhen.
Ndoshta është momenti për të provuar teknikën e të pasurit e një gardërobe minimale. Shkëput një faqe nga libri i atyre njerëzve të cilët kanë zgjedhur ta lirojnë veten nga një vendim ditor dhe akoma vishen për sukses me atë një veshje të sigurtë dhe të suksesshme.