Në moshën 5 vjeçare i vdiq i ati.
Në moshën 15 vjeçare la shkollën.
Në moshën 17 vjeçare humbi katër vende pune.
Në moshën 18 vjeçare u martua.
Nga mosha 18 deri në 22 kreu shërbimin ushtarak. Pas shërbimit ushtarak u punësua në mirëmbajtjen e hekurudhës, ku shënoi dështimin e radhës.
Aplikoi për të studiuar në fakultetin e drejtësisë, por nuk u pranua.
U punësua në një kompani si agjent shitjesh, normal që dështoi.
Në moshën 19 vjeçare u bë baba.
Në moshën 20 vjeçare e braktisi e shoqja dhe i mori dhe fëmijën.
Punoi si kuzhinier dhe pjatalarës.
U orvat të marrë kujdestarinë e vajzës së tij dhe më në fund e bindi të shoqen të kthehej në shtëpi.
Në moshën 65 vjeçare doli në pension. Ditën e parë të pensionit, shteti i dhuroi në çek prej 105 dollarësh amerikanë.
Vendosi të vetvritej, sepse besonte se nuk ia vlente t’i jetojë vitet e mbetura të jetës, sidomos pas gjithë atyre dështimeve të njëpasnjëshme. U ul poshtë një peme për të shkruar testamentin, por në vend të testamentit, shkroi ato pak gjëra që kishte arritur gjatë jetës.
Kuptoi që vetëm në një gjë kishte pasur sukses – gatimi.
Mori borxh 87 dollarë dhe bleu patate e pula të cilat i gatoi sipas një recete që kishte shpikur vetë. Pasi i gatuante, ua dërgonte njerëzve shtëpi në shtëpi në shtetin e Kentakit, në SHBA.
Në moshën 88 vjeçare, Sanders Kentucky u bë miliardier dhe pronar i kompanisë KFC. /Elmaz Fida /