Pavarësinë e Kosovës e ka njohur edhe një shtet. Ai është Madagaskari, i cili sonte ka njohur zyrtarisht Kosovën.
Kjo është bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, transmeton Kumti.com
Shkrimi i plotë i Pacollit:
‘Urime Kosove,
faleminderit Madagaskar.
Nga sot Kosova dhe Madagaskari kane nga nje mik me shume.
Falenderimet e mija te sinqerta per popullin, Presidentin dhe Qeverine e Madagaskarit”, ka njoftuar Pacolli.