Qeveria e Kosovës ka miratuar raporti i komisionit për shënimin e kufirit me Malin e Zi, si dhe marrëveshjen e nënshkruar të vitit 2015, për shqyrtim të mëtutjeshëm në Kuvend.
Kryeministri Haradinaj tha se praktika e raportimit në Qeveri nuk është e zakonshme por kanë bërë një privilegj për komisionin.Komisioni i angazhuar në krye me Shpejtim Bulliqin nga kryeministri Haradinaj për rishikimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi, ka prezantuar të gjeturat e tij.
Pas një debati ku morën fjalën të gjithë anëtarët e komisionit, ku sipas tyre dëshmuan se raporti i Komisionit Meha ka qenë gabim dhe gjetjet e tyre janë të sakta ka nxitur debat me zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.
Hoxhaj tha se komisioni nuk prezantojë asgjë konkrete dhe pati shumë parregullsi në lidhje me provat që kanë marrë për bazë.Gjatë këtij votimi të gjithë ishin për dhe vetëm një abstenimi.Ndryshe, ky raport u miratua dhe kalon për gjykim të mëtejmë në Kuvend./GazetaBlic