Ashtu siç e konsiderojmë të rëndësishme analizën teknike po aq të rëndësishme e konsiderojmë dhe analizën themelore ose fondamentale.
Por çfarë është analiza fondamentale dhe si duhet ta përdorin investitorët për të interpretuar në mënyrë efikase të dhënat ekonomike dhe për te parashikuar trendin e çmimeve?
Analiza themelore është studimi i të gjithë indikatorëve kyç dhe të dhënat të cilat kanë ndikim në ekonomi. Ajo paraqet një metodologji të tërë,e cila synon për të parashikuar lëvizjet e çmimeve dhe të tregut në të ardhmen duke analizuar treguesit ekonomik, vendimet e qeverive, politikat e bankës qendrore,gjeopolitika, faktorët socialë dhe ngjarje të tjera të rëndësishme, të tilla si lufta, fatkeqësitë natyrore etj.
Themeluesi i analizës fondamentale konsiderohet Benjamin Graham (1894-1976).
Investitori kryesor i aksioneve në botë, Warren Buffet, e përshkroi Benjamin Graham si njeriun i cili e ka influencuar më shumë në jetë pas babait të tij.
Në vitin 1949 ai botoi librin “Investitor inteligjent” ku përshkruan parimet e investimit.Librin e përshkroi më vonë Warren Buffet si librin më të mirë që është shkruajtur ndonjëherë në historinë e investimeve.
Kundërshtari i Analizës thelbësore është analiza teknike bazuar në grafikët dhe trendet. Analiza teknike është e përdorur gjerësisht në tregjet e investimeve, por Warren Buffet ka hedhur poshtë analizën teknike pasi e konsideron si vlerësim të përafërt të çmimit në të ardhmen.
Si analiza teknike dhe ajo themelore janë metodat e vlerësimit. Asnjë nga dy analizat nuk të çon në rezultate objektive, të dyja metodat të çojnë në parashikime probabilistike.
Analiza Themelore përpiqet të “llogarisi” vlerën reale të një instrumenti dhe e krahason atë me vlerën aktuale që tregtohet në bursë. Ndërsa analiza teknike përpiqet të identifikojë “trendet” në mënyrë që të parashikojë se në cilin drejtim do të lëvizi çmimi i një instrumenti.
Në artikujt në vijim do të analizojmë me detaje diferencen midis analizës teknike dhe analizës fondamentale si dhe si mund të përdorim analizën teknike për të investuar në tregun valutor ”Forex”.
Instrumentat kryesorë që investitorët përdorin për analizën themelore janë lajmet në kohë reale dhe kalendari ekonomik që liston eventet e programuara të publikimeve të dhënave ekonomike nga Bankat qëndrore.