Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë marrë një iniciativë për të mbledhur nënshkrimet që të thërrasin seancë të jashtëzakonshme në fillim të javës që vjen.
Arsyeja e thirrjes së seancës, sipas burimeve të Indeksonline është rrëzimi i Gjykatës Speciale.
Iniciator për të thirrur këtë seancë është Grupi Parlamentar i PDK-së dhe ende nuk dihet se a do të mbështetet edhe nga subjektet tjera politike.
Nënshkrimet e nevojshme ende nuk janë mbledhur, por po tentohet që sot të sigurohen 40 të tilla për të thirrur seancën e jashtëzakonshme./Indeksonline/