Trajtimi i infeksioneve tek gratë

scientist in research lab

Ushqime që ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve të grave

Infeksioni vaginal është diçka që shumica e grave e hasin në jetën e tyre. infeksionet bakteriale, infeksionet e traktit urinar dhe irritime të ndryshme mund të jenë të pakëndshme, të dhimbshme dhe acaruese. Rreth 75% e grave kanë marrë të paktën një infeksion gjatë jetës së tyre, dhe në qoftë se keni vuajtur ndonjëherë një shqetësim të tillë, ju e dini se ky është një telash i vërtetë dhe mund të sjellë mjaft probleme në jetën tuaj.
Ushqimet dhe pijet kanë një efekt pozitiv në pH e trupit; disa prej tyre promovojnë shëndetin tuaj dhe disa promovojnë energji.

Nuk është çudi, se ajo që ne hamë ka gjithashtu një ndikim shumë të madh për të qenë të shëndetshëm dhe larg infeksioneve. Shpesh, çelësi për përmirësimin e shëndetit është ajo që ju keni në pjatën tuaj.

Këtu është një listë e disa ushqimeve të zakonshme që do të ndihmojnë për luftimin e infeksioneve:

– Kosi natyral: Ushqimi probiotik luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen nga infeksionet. Probiotikët, referohen gjithashtu si bakteret “e mira” ose “të dobishme” për të mbështetur mirëqenien e tërë trupit dhe balancimin e pH të trupit. Burimet më të mira përfshijë ushqime të tilla si kosi natyral (kosi grek), Miso, kimchi, dhe kefiri i fermentuar.

– Lëng boronice; Lëngu i pastër i boronicës është i njohur për efektin e tij të dobishëm në fshikëz. Ai përmban komponimet acid që ndihmojnë tretjen dhe kështu që ai mund të luftojë bakteret që shkaktojnë infeksione urinare.

– Hudhra; Hudhra është e njohur si anti-mikrobale dhe anti-fungale. Për rezultate më të mira, konsumojeni të papërpunuar.

– Fruta dhe perime të freskëta; janë një pjesë e një diete të ekuilibruar që gjithashtu mbështetin shëndetin dhe luftojnë infeksionet.

– Vitamina C; është e njohur mirë si përforcuese e sistemit imunitar. Luleshtrydhet, kivi, specat jeshile dhe të kuqe dhe brokoli janë të gjitha të pasura me vitaminë C.

– Zarzavatet me gjethe; duhet të konsumohen me bollëk. Ato ndihmojnë qarkullimin e gjakut parandalojnë thatësirën e trupit dhe luftojnë infeksionet. Nga perimet me gjethe përmëndim: spinaq, lakër jeshile, lakër, sallatë jeshile, sallatë zviceriane, zarzavate të tjera me gjethe.

– Avokado; është një tjetër çudi e natyrës që stimulon shëndetin. Avokado përmban B6 dhe kalium dhe lufton infeksionet e mitrës dhe të traktit urinar.

– Farat dhe arrat; Shtimi i arrave dhe farave të ndryshme në dietën tuaj të përditshme përmirëson shëndetin e gjithë trupit. Vitamina E parandalon thatësirën e brendëshme dhe lufton infeksionet në traktin urinar.

– Bajamet dhe farat e kungullit; janë gjithashtu të pasura me zink. Ky mineral thelbësor rregullon ciklin menstrual dhe largon kruajtjet dhe simptoma të tjera.

– Farat e lirit; janë një tjetër super-ushqim që është mirë të përfshihet në dietën tuaj mbi një bazë të rregullt. Të pasura në phytoestrogens dhe acide yndyrore omega-3, ato ndihmojnë për të rritur nivelet e estrogjenit dhe parandalon infeksionet e brëndëshme.

– Uji; trupi kërkon shumë ujë për t’u pastruar. Mënyra më e mirë për të arritur këtë është duke pirë sasi të mjaftueshme të ujit, së paku 1.5 deri 2 litra në ditë.

Shmangni ushqimet e mëposhtme:

– Sheqernat.

– Ushqimet e shpejta.

– Pijet me gaz dhe pijet energjike.

– Duhanin.

– Alkoolin.

– Grurin e bardhë

– Niseshte misri.

– Ushqimet që përmbajnë tharmin, të tilla si birra dhe buka.

Kurimi në mënyrë natyrale është zgjidhja dhe mënyra e duhur për kurimin e çdo sëmundjeje!

Artikulli paraprakSi të mbroni veten dhe familjen tuaj nga sëmundjet e dimrit
Artikulli vijuesEkskluzive:Deputetët e Kuvendit të Kosovës mbledhin nënshkrimet për rrëzimin e Gjykatës Speciale!