Nerënxa rritet në zonat e Mesdheut dhe është shumë e përhapur në Shqipëri, veçanërisht në Elbasan dhe në jug të vendit.
Nerënxa është një pemë që i përket familjes botanike Rutaceae dhe mbetet pjesë e agrumeve.
Lëkura e jashtme e frutit thahet pas heqjes së shtresës së bardhë që mbulon tulit, dhe përdoret për trajtime mjekësore popullore.
Në kura të shumta popullore kanë gjetur vend edhe lulet dhe gjethet e pemës. Frutat e vogla e të papjekura të kësaj peme përdoren për krijimin e shijes së likerit të famshëm Curacao.
Përdorimet terapeutike të Nerënxës
Lëkura e Nerënxës ka vlera të shumta mjekësore, kryesisht për problemet me tretjen dhe disa shqetësime shëndetësore.
Kjo bimë ka një përbërje komplekse kimike. Vajrat esencialë që nxirren nga lëkura janë të një rëndësie të veçantë.
Vaji ka ngjyrën e nerënxës, një shije të thartë dhe aromë të fortë dhe përdoret për të trajtuar një sërë problemesh.
Lëkura përmban karotenoidë, sinefrinë, alkaloide, oktopaminë e të tjerë.
Në mjekësinë popullore, lulet e pemës së Nerënxës janë përdorur për trajtimin e çrregullimeve gastrointestinale, nervozizmit, pagjumësisë, lëndimeve në stomak dhe fyt, madje edhe obezitetin.
Në mjekësinë popullore, lulet e Nerënzës përdoren për të rritur oreksin dhe për të lehtësuar dhimbjet e kraharorit, stomakut dhe të vjellat.
Praktikuesit e kësaj mjekësie përdorin edhe lëkurën edhe lulet e Nerënxës për të kuruar dhimbjet e kokës, ndihmuar në humbjen në peshë, tretjen, dhimbjet abdominale, konstipacionin, etj.
Në Amerikën Latine, gjethet e Nerënxës përdoren si një tonik falë rolit laksativ, por edhe si qetësues kundër pagjumësisë dhe ankthit.
Në traditën shqiptare nerënxa përdoret gjerësisht për gliko e ngjashme me glikonë e portokalli
Dozat e rekomanduara
Doza ditore e rekomanduar e Nerënxës është si më poshtë:
Lëkura: Nevojiten 4 deri në 6 gramë (ose një lugë çaji) lëkurë nerënxe e shtypur. Ajo hidhet në një filxhan me ujë dhe mbahet për 10 deri në 15 minuta. Mund të pihet deri në 3 herë në ditë.
Tretësirë: 2 deri në 3 gramë (gjysëm luge çaji) 3 herë në ditë.
Ekstrakti: 1 deri në 2 gramë (çerek luge çaji)
Kurat për humbjen në peshë zakonisht përmbajnë 100 deri në 200 gramë ekstrakt Nerënxe të kombinuar me barishte të tjera.
Efektet anësore të Nerënxës
Përdorimi në sasi të vogla të Nerënxës në ushqim është i sigurt, megjithatë nuk këshillohet përdorimi i saj në sasi të mëdha.
Nerënxa mund të shkaktojë toksicitet kardiovaskular.
Kontaktet e shpeshta me lëkurën e Nerënxës ose vajin esencial mund të shkaktojnë reagime të ndryshme të lëkurës, rrisin ndjeshmërinë ndaj ekspozimit në diell, njolla, flluska, ndryshime në pigment etj.
Fëmijët, gratë shtatzëna ose ato lehona nuk rekomandohet ta përdorin Nerënxën. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë, takiaritmia, glaucoma e syrit duhet të qëndrojnë larg Nerënxës gjithashtu./AgroWeb