Frymëzimi mund të gjendet kudo. Gjetja e një ideje mund të jetë aq e thjeshtë sa të mbash sytë hapur për biznesin më të kërkuar, ato shfaqen kudo.
Në librin e tyre, “Start Your Own Business”, personeli i Entrepreneur Media, Inc, ju udhëheq përgjatë hapave kritik për fillimin e një biznesi, si dhe ju mbështet për të mbijetuar gjatë tri viteve të para si pronar i një biznesi. Në këtë fragment të përmirësuar, autorët ofrojnë sugjerime me një laramani zgjedhjesh për të ndihmuar lexuesit ta kenë sa më të lehtë zgjedhjen e një biznesi të përshtatshëm kur ata duan ta startojnë një të tillë.Kumti.com
Si të fillojmë procesin e idesë së biznesit? Së pari merrni një fletë të bardhë, në pjesën e sipërme të fletës shkruani – gjërat rreth meje. Bëni një listë e cila përmban nga 5 deri në 7 fakte rreth jush; gjërat që iu pëlqejnë, gjërat që dini të bëni më mirë, apo edhe gjëra personale (pas pak do të arrijmë edhe tek pjesa e punës). Lista juaj mund të përfshijë fakte si për shembull “Jam shumë i mirë me njerëzit, i dua fëmijët, më pëlqen të lexoj, më pëlqen kompjuteri gjithashtu edhe numrat, jam zgjedhës problemesh”, etj. Vetëm shkruani në fletë çfarëdo gjëje t’iu vijë në mendje, nuk është e thënë të ketë kuptim.
Në anën tjetër të fletës listoni gjërat në të cilat ju nuk mendoni se jeni më të mirët, apo gjërat që nuk janë zgjidhja juaj e parë kur vjen puna tek qejfi. Ndoshta juve nuk ju pëlqen të njiheni me njerëz të rinj, nuk jeni shumë të afërt me fëmijët, nuk ju pëlqen të flisni publikisht, ose ndoshta nuk ju pëlqejnë as udhëtimet. Për çfarëdo që bëhet fjalë, mos u mendoni gjatë.
Kur të keni përfunduar, pyesni veten “Nëse 3 deri në 5 produkte ose shërbime do ta bënin jetën time personale akoma më të mirë, cilat do të ishin ato?” Përcaktoni se çfarë produkte ose shërbime do të bëni jetën tuaj më të lehtë ose më të lumtur, t’iu bëjë më produktiv apo të efektshëm ose thjesht t’iu japë më shumë kohë.
Më pas, bëni vetes të njëjtat pyetje në lidhje me jetën tuaj të biznesit. Gjithashtu hulumtoni çfarë ju pëlqen apo nuk ju pëlqen për jetën tuaj të punës, ashtu edhe për tiparet që njerëzit pëlqejnë tek ju.
Në fund, pyesni veten përse kërkoni të filloni një biznes. Kur të keni përfunduar, shikoni për një model (për shembull, nëse ka nevojë për një biznes ku ju bëni gjërat që ju pëlqejnë ose ato që dini t’i bëni më mirë).
Frymëzimi mund të gjendet kudo. Gjetja e një ideje mund të jetë aq e thjeshtë sa të mbash sytë hapur për biznesin më të kërkuar, ato shfaqen kudo. Shumë ndërmarrës lokal fituan shuma të konsiderueshme parash duke sjellë konceptin e ‘Starbucks Coffeehouse’ në vendet e tyre, e prej aty duke u marrë me zgjerimin e saj. Si shembull mund të merret ‘’Minneapolis-based Caribou Coffee’’. Themeluesit kishin atë që ata e përshkruajnë si një “Aha moment”, në vitin 1990 dhe dy vjet më vonë, filloi ajo që tani është gustatori i dytë më i madh i korporatave në pronësi të zinxhirit të kafes në vend. Ndërmarrësit e kafeve tjera kanë zgjedhur të qëndrojnë lokal.
Bizneset më të kërkuara shpesh kalojnë nëpër cikle. Shembull është kopshtaria. Për vitet e fundit, produktet dhe furnizimet e kopshtarisë kanë qenë të gjitha të kërkuara, por ju nuk do ta konsideronit kopshtarinë si një biznes të shekullit të XXI-të. E njëjta gjë vlen edhe për këpucëtarët dhe rrobaqepëset. Duke qenë se njerëzit duan që këpucët dhe rrobat të zgjasin më shumë ose të përshtaten, këto biznese janë në kërkesë dhe furnizimi është i paktë.
Me fjalë të tjera, ju mund të merrni çfarëdo ideje dhe ta rregulloni atë në dobi të komunitetit tuaj. Shtoni kreativitetin tuaj në çdo koncept. Në fakt rregullimi i një koncepti nuk është zgjidhje; është një domosdoshmëri nëse ju doni që biznesi juaj të jetë i suksesshëm. Nuk mund të merrni një ide, ta fusni dhe të thoni, Po, kjo është ajo.
Njëra nga mënyrat më të mira që të përcaktoni apo të dini nëse ideja juaj do të ketë sukses në komunitetin tuaj, është të flisni me personat e njohur. Nëse është një ide biznesi, flisni me kolegët tuaj. Nisni ide të rekomanduara nga familja dhe fqinjët. Mos u trembni nga fakti se dikush mund tua vjedh idenë. Thjesht diskutoni konceptin gjeneral, mos i nxirrni të gjitha detajet.
Shpresojmë se deri tani, procesi i përcaktimit se çfarë biznesi është i përshtatshëm për ju, është të paktën i demistifikuar disi. Duhet të dini se nisja e një biznesi nuk është shkencë. Sidoqoftë, nuk është lehtë të nisni një biznes, por nuk është as aq e komplikuar apo e frikshme siç thuhet, apo siç mendojnë shumica e njerëzve. Kështu, filloni hap pas hapi. Hapi i parë: Gjeni se çfarë doni të bëni. Kur të gjeni idenë tuaj, merrni parasysh edhe opinionet e njerëzve të afërt. Bëni pyetje si “Do ta blini/përdorni këtë produkt, dhe sa do të paguanit për të?”.
Përcaktimi i idesë që ju doni të zhvilloni është vetëm hapi i parë. Keni akoma shumë detyra dhe hulumtime për të bërë. Gjëja më e rëndësishme është të bëni diçka. Mos rrini kot dhe pas një viti të mendoni “Ja ky është viti im, do ta filloj biznesin. Mos prisni as edhe një ditë tjetër, bëjeni tani!”.Kumti.com