Molliqajt i vjen goditja e radhës nga Deçani, Dardani na tha “nuk i besoj Albinit” dhe se pajtohej të bashkëpunonte me partinë FJALA

Nurije Demalijaj, aktiviste shumëvjecare e LVV-së nga Decani, ajo që argumenton mashtrimet dhe lojën dinake të Molliqajt me aktivistët e VV-së, shkruan Kumti.com

Në letrën publike të znj. Demalijaj del në sipërfaqe urrejtja e Dardan Molliqajt ndaj z. Kurti si dhe josinqeriteti dhe kundërthënjet me deklatatat e tij bërë në televizionet e pushtetit. Molliqaj e pranon se nuk ishte i sinqertë rreth deklaratës me bashkëpunimin me partinë FJALA.

“Anëtari i kryesisë në Qendër të Deçanit dhe delegati i Këshillit të Përgjithshëm , Gazmend S. Zajmi duke ja përkujtuar emisionin tek Batoni, i tha që kishin biseduar personalisht për mundësinë që të bashkuponin me partinë Fjala. Ai shtoi që përgjigja e Dardanin kishte qenë që pajtohej, ndonëse në emision e tha të kundërtën”, përcjell MekuliPress.info

Më poshtë keni edhe përshkrimin e bisedës së Molliqajt nga znj. Demalijaj:

Dardan Molliqaj të martën në takimin me aktivistë në Deçan na tha që ka ardhur në qendër të Deçanit vetëm për shkak se aty është anëtar dhe nuk do të shkojë në qendra tjera. Sot paska thënë që ka qenë në Deçan dhe në Pejë.

Nënkryetari i Qendrës, Argjend Tahirukaj i kërkoi Dardanit të na tregojë kushtet të cilat nëse plotësoheshin ai/ata do të qëndronte/in. Dardani u përgjigj që gjasat janë pothuajse zero dhe arsyeja ishte se ai e ka humbur besimin politik në Albinin, duke e kundërshtuar qëndrimin e tij të deriatëhershëm që rënditja është 1. Program, 2. Organizatë dhe 3. Personat në organizatë. Pra ishte vet ai që nuk e vinte programin dhe organizatën para personave, e sidomos para vetvetes.

Sekretari organizativ i Qendrës dhe delegati i Këshillit të Përgjithshëm, Faton Selmanaj e pyeti për kundërshtimin e kandidaturës së Albinit për kryeministër. Këtu përseri ai binte në kundërshtim me vetën duke thënë që nuk e ka pasur problem kandidimin e Albinit për kryeministër as në zgjedhjet e 2017 dhe do të garantonte këtë edhe për zgjedhjet e vitit 2021. Në të njëjtën kohë, ai thoshte që problemi kishte filluar një vit më herët dhe kishte humbur besimin politik te Albini.

Kur aktivisti dhe delegati në Këshillin e Përgjithshëm nga Qendra e Deçanit, Kushtrim Avdimetaj i tha që të mos fliste për ndarje, Dardani ndër të tjera tha: “Po ju them edhe sonte më të mirë. Përmasat janë hala më të mëdhaja sesa po mendojnë dhe po bëjnë. Ky nuk është as kërcnim as shanatazh. E keni gabim të gjithë që po mendoni që nuk po ndahet VETËVENDOSJE!. A do ta quanim ndarje nëse kjo përfshinë 40% të strukturave?”

Anëtari i kryesisë në Qendër të Deçanit dhe delegati i Këshillit të Përgjithshëm , Gazmend S. Zajmi duke ja përkujtuar emisionin tek Batoni, i tha që kishin biseduar personalisht për mundësinë që të bashkuponin me partinë Fjala. Ai shtoi që përgjigja e Dardanin kishte qenë që pajtohej, ndonëse në emision e tha të kundërtën. Dardani atë natë tha që nuk i kujtohej se çfarë kishte biseduar me Gazmendin rreth partisë Fjala.

Ndër të tjera kur unë e pyeta për shantazhin ai më tha që nuk është shantazh kur thuhet që unë dal nëse dikush tjetër kandidon madje më këshilloi ta shoh në fjalor fjalën shantazh. Në fjalor fjala shantazh spjegohet si më poshtë:
“Shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij, duke e kërcënuar se do të zbulohet një e fshehtë që e dëmton, se do të rrezikohet ai vetë a një i afërm i tij etj.;”
Kërkesa e tyre ka qenë moskandidimi i Albinit dhe kanë kërcnuar me dorëheqje nga Lëvizja. Për aktivistët nuk ka gjë më të rëndësishme se Lëvizja dhe nuk ka kërcënim më të madh për aktivistin sesa mirëqënia e Lëvizjes!. Ndaj ky qëndrim, edhe sipas fjalorit, llogaritet si shantazh. Kur e pyeta se përse e zgjedhi pikërisht Batonin për të sqaruar gjendjen e Lëvizjes kur ai akuzohej për bashkëpunim me të, ai u përgjigj që nuk i merr parasysh akuzat që nuk qëndrojnë. Ndërsa kur e pyeta nëse ka ndjerë obligim ndaj aktivitëve që të paktën te Batoni të mos paraqitej, ai tha që pikërisht për këtë e ka zgjedh Batonin. Pra ai nuk ka ndjerë kurfarë obligimi ndaj aktivistëve.

Për fund, ai sot paska thënë që ka bërë pikërisht atë që po i kërkohet, bisedimet brenda Lëvizjes për problemin, por kur neve na ka ardhur ftesa për këtë takim dhe e kemi kontaktuar Sekretariatin e Përgjithshëm askush nuk e ka ditur për këtë./Kumti.com

Artikulli paraprakVisar Ymeri: Albini vet e nisi dhe vet e bitisi
Artikulli vijuesMiqësia e Haradinajt me kumbarën e Veselinoviqit, njëriut që kontrollon veriun