Hidhet shorti për Ligën e Kombeve: Kosova në grup me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe

Kosova ka mësuar kundërshtarët për Ligë e Kombeve pas shortit që u hidh në Lozanë të Zvicrës.

Shorti e hodhi legjenda e futbollit bjellorus, Alexander Hleb, i cili në të kaluarën ka luajtur për klube të njohura si Barcelona e Arsenal.

 

Kosova është në divizionin D, më të ulëtin:

Kundërshtari i pari i Kosovës doli të jetë Malta, një kundërshtar simpatik, të cilin më pak fat edhe e mundim.

 

 

Pas tyre nga golat doli Ishujt Faroe dhe në fund Azerbajxhani.

Azerbajxhani mbetet kombëtarja më e fortë në këtë grup, ndërsa me Ishujt Faroe kemi zhvilluar një ndeshje më parë ku kemi fituar 2-0.

Pas pak do të hidhet shorti edhe për Kombëtaren shqiptare që gjendet një divizion më lartë. /Telegrafi/

Liga D

Grupi 1: Georgia, Latvia, Kazakhstan, Andorra

Grupi 2: Belarus, Luxembourg, Moldova, San Marino

Grupi 3: Azerbaijan, Faroe Islands, Malta, Kosova

Grupi 4: Maqedonia, Armenia, Liechtenstein, Gibraltar.

 

Artikulli paraprakKu është Abkhazia?
Artikulli vijuesNumër i madh i avokatëve ia mësyjnë Gjykatës Speciale