Në fakt punësimi sezonale është bërë i mundur vetëm kohëve të fundit.
Ekzistojnë vetëm një mori profesionesh specifike për punë sezonale në Zvicër.
Ekziston gjasa që të refuzohet aplikacioni nga kompanitë për dy arsye kryesore: e drejta për marrjen e vendimit i takon kompanisë bashkëpunëtore dhe e dyta klientët duhet të kenë parasysh se po aplikojnë në një treg ndërkombëtar.
Në këtë treg nuk konkurrojnë për vend pune vetëm me shqipëtarë, por edhe me nacionalitete të tjera të cilët mund të jenë më të specializuar, më me përvojë, më të shkathët, më të aftë; pra është një treg gjigand i burimeve njerëzore.
Meqënëse ne nuk mund t’i garantojmë sukses klientëve, sidoqoftë mund të ndikojmë që aplikacioni i tyre të jetë në rregull dhe i plotë. Me rastin e aplikimit për vende pune duhet të kemi parasysh në këto fusha: gastronomi, bujqësi, blegtori, hotelieri, shitje me pakicë dhe shumicë dhe të ngjashme. Kini parasysh edhe nëse nuk kërkohet taksativisht në përshkrimin e vendit të punës prapëseprape është e nevojshme njohja e elementare e gjuhës.
Dokumentet të cilat duhet t’i dorëzojnë klientët me rastin e përfundimit të plotësimit të aplikacionit jane:
Dëshmi mbi të dhënat personale (kopja e kartës së identitetit apo certifikata e lindjes
Dëshmi mbi shtetësinë (kopja e pasaportës)CV profesionale në gjuhën Angleze apo Gjermane
Një letër motivuese (ku përshkruhet arsyeja se pse mendon klienti se është personi i duhur për vendin e shpallur të punës)
Cfarëdo dokumenti që dëshmon për njohuritë gjuhësore
Kopja e diplomës se shkollës së mesme (kopje e vërtetuar nga noteri apo organi publik)Kopja e diplomës së fakultetit, nëse ka (kopja e vërtetuar nga noteri apo organi publik)
Dëshmi mbi përvojën e punës (për të dhënat e cekura në aplikacion (dëshmitë përfshijnë referencat nga pundhënësit – ju lutem mos iu merrni kontratat e punës)
Dëshmi mbi statustin e studentit, nëse jeni student. Dëshmi mbi ndonjë certifikim apo trajnim të specializuar.