Në ndërtesën e cila është përfshirë sot nga zjarri, jeton edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Banesa që u përfshi nga zjarri është saktësisht një kat më poshtë banesës së tij.
Nuk dihet nëse Albin Kurti gjendet në banesën e tij, mirëpo deputeti i VV-së Sali Zyba është parë në hyrje të kësaj ndërtesë, raporton Indeksonline.
Siç shihet në këtë fotografi, deputeti Zyba është te ndërtesa e Kurtit dhe po bisedon me njësitë policore që gjenden aty.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa njësitë relavante kanë dalë në vendin e ngjarjes.