Jacobson: Herët për dorëheqjen e Jahjagës

Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson ka thënë se është herët të flitet për dorëheqjen e presidentes Atifete Jahjaga.

Ajo në një intervistë për “Kosova Sot” ka pohuar se pa përfunduar reforma zgjedhore nuk mund të flitet për tërheqjen e Jahjagës.

“Edhe nëse dëshirojmë të flasim për marrëveshjen e arritur politike, sa e kuptoj unë, ideja ka qenë se presidentja do të tërhiqet pasi të ketë përfunduar reforma zgjedhore dhe reforma kushtetuese, e cila mundëson zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit”, thotë ambasadorja amerikane./koha/kohaislame

Artikulli paraprakRusia përgatitet për një stërvitje gjigante në mesdhe dhe det të zi
Artikulli vijuesKundërshtohet vendimi për dhënien e pronave Manastirit