Delegacionet e lëvizjes islamike palestineze Hamas dhe të Fatahut kanë nisur negociatat mes tyre në Kajro të Egjiptit për të përpiluar një grafik të caktuar kohor për zbatimin e marrëveshjes për pajtimin kombëtar.
Delegacioni i lëvizjes palestineze Fatah kryesohet nga Ezam Ahmed, ndërsa ai i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas nga Musa Abu Marzuk. Sami Abu Zahri, zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas lidhur me negociatat e nisur të enjten mes kësaj lëvizjeje dhe Fatahut në Kajro deklaroi: Qëllimi kryesor i takimit mes Hamasit dhe Fatahut në Kajro është përcaktimi i një grafiku kohor për zbatimin e marrëveshjes së pajtimit kombëtar. Ndër të tjera ky funksionar i lartë i Hamasit tha se Khaled Mashal, shefi i zyrës politike të Hamasit dhe Mahmud Abas, kreu i autoritetit autonom palestinez, njëkohësisht kryetar i lëvizjes palestineze Fatah, në takimin e fundit të tyre kanë rënë dakord për organizimin e takimit mes Fatahut dhe Hamasit për përcaktimin e grafikut të caktuar kohor për zbatimin e marrëveshjes së pajtimit kombëtar, takimi që nisi punimet dje.
You Might also Like
Izraeli: Do vazhdojmë ndërtimet në Jeruzalem
Pavarësisht kritikave palestineze dhe të komunitetit ndërkombëtar, Izraeli insiston që të vazhdojë zgjerimin e projekteve…
By
Redaksia
1 Min Read
Kerry: Mbretërit arab të bëjnë presion mbi Abas-in në njohjen e Izraelit
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ka kërkuar nga mbretërit jordanezë dhe sauditë që të…
By
Redaksia
1 Min Read
NË AFGANISTAN HUMBIN JETËN USHTARË ANGLEZË
Si pasojë e një sulmi ndaj një baze ushtarake në jug të Afganistanit, kanë humbur…
By
Redaksia
0 Min Read
Sulmet në Bruksel, një nga kamikazët kishte punuar në Parlamentin Europian
Njëri prej atentatorëve të Brukselit, i cili hodhi vetën në erë, kishte punuar si pastrues…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia paralajmëron masa të mëtejshme ndaj Gjermanisë
Turqia është zotuar se do të ndërmarrë masa të mëtejshme pasi parlamenti gjerman e miratoj…
By
Redaksia
1 Min Read
Rusi: Gatishmëri për mbështetjen e opozitës së moderuar në Siri
Rusia thotë se është e gatshme për ta mbështetur Armatën e Lirë Siriane, në luftën…
By
Redaksia
1 Min Read
