Si ta shmangni tollovinë në kufi dhe autostradë?

Në këto ditë tollovitë në rrugë, kufi e edhe në autostradë janë shumë të mëdha. Që të shmangni një përvojë të këtillë, ekspertët ju japin disa këshilla të cilat nëse do t’i merrni parasysh, atëherë do ta keni më të lehtë dhe më të këndshëm udhëtimin tuaj.

– Mos udhëtoni të premten dhe në fundjavë: Shumica e njerëzve rrugën për ndonjë destinacion të caktuar e marrin pas përfundimit të orarit të punës ditën e premte, apo gjatë fundjavës. Duhet ta dini që gjatë këtyre ditëve tollovitë janë shumë të mëdha, dhe në qoftë se dëshironi ta shmangni këtë atëherë udhëtoni nga e hëna deri të enjten.

– Udhëtoni herët në mëngjes, apo në mbrëmje: Përpiquni që mos të udhëtoni gjatë ditës, por këtë gjë bëjeni në mëngjes apo në mbrëmje. Duke vepruar kështu do ta evitoni qëndrimin në kolona nëpër kufijtë e ndryshëm si dhe do të shmangni kolonat nëpër rrugë dhe autostrada, pasi që pra atëherë tollovia është më e vogël. Dhe natyrisht edhe temperatura është më e përshtatshme për ngasje të veturës.

– Zgjidhni kufi më pak të ngarkuar: Secili vend i botës ka kufi dytësor të cilët janë më pak të ngarkuar dhe për këta zakonisht duhet të vendosni, gjatë kohës së pushimeve kur kemi vërshimin e turistëve drejt vendeve të caktuara. Autostradat dhe kufijtë kryesor janë të bllokuar nga numri i madh i veturave dhe nëse dëshironi që mos të jeni pjesë e kësaj përvojë të keqe, atëherë përmbajuni këshillës sonë. E dimë që për të arritur te këta kufij, duhet të largoheni nga autostrada dhe të harxhoni pak më shumë karburante, por në këtë mënyrë do të kurseni kohë dhe do të jeni më pak të nervozuar.

Shpresojmë që këto këshilla të lartpërmendura do t’ju hyjnë në punë dhe do ta bëjnë udhëtimin tuaj më të shkurtë dhe më të këndshëm.

zeri/kohaislame

Artikulli paraprakIzrael, Netanjahu fiton zgjedhjet
Artikulli vijuesTeksas – të shtëna në kolegj, 3 të plagosur