Shkaktari i tragjedisë familjare në Neumarkt të Gjermanisë, ku u vranë babë e bir, dyshohet se është dhëndri i tyre.
Ai nuk pajtohej se bashkëshortja i ishte ndarë, prandaj në shenjë hakmarrjeje i vrau babanë dhe vëllanë. B.Rama dhe R.Rama janë me prejardhje nga Podujeva dhe prej shumë vjetësh së bashku me familje jetonin në Gjermani
Kishte ikur nga spitali psikiatrik dhe menjëherë kishte shkuar te familja e ish-bashkëshortes së tij. 43 vjeçar nga Kosova dyshohet se ka vrarë babën dhe vëllanë e ish gruas. B. Rama dhe R.Rama janë gjetur të vdekur në banesën e tyre në qytezën Neumarkt të Gjermanisë.
Ata dyshohet se i vrau –ish-dhëndri, i cili po ashtu është plagosur gjatë konfliktit që kishte me miqtë e tij. Policia e qytetit Regensburg bën të ditur se ky 43 vjeçar një ditë më herët i kishte telefonuar policisë, duke kërcënuar se për shkak të problemeve familjare do të bënte vetëvrasje duke u hedhur nga një shkëmb te rrënojat e kështjellës Wolfstein. Si shkas për këtë ai kishte përmendur problemet familjare, shkruan “Express”.
Policia e kishte parandaluar vetëvrasjen e tij dhe ai ishte paraqitur në spital për terapi. Por vetëm një ditë më vonë, ditën e krimit, (më 29 janar) 43 vjeçari kishte ikur nga spitali. Policia njofton se të martën pasdite ka marrë një telefonatë nga i dyshuari për një plagosje në Neumarkt.
You Might also Like
Raporti i OKB-së: Gaza e “pabanueshme”
Një raport i Kombeve të Bashkuara të lëshuar të mërkurën, thotë se Gaza mund të…
By
Redaksia
1 Min Read
Tango e rrezikshme në Bosnjë: Islami dhe nacionalizmi
Raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave shqyrton një përzierje në rritje të nacionalizmit…
By
Redaksia
4 Min Read
Shqiptari mbyti gruan e tij sllovake me rrip pantallonash – del para gjyqit
Ditën e sotme në Vjenë të Austrisë do të nisë seanca gjyqësore ndaj kosovarit Nehat.…
By
Redaksia
1 Min Read
Me Donald Trump bota e vjetër e Shekullit 20 ka përfunduar!
Si gjithmonë me ndryshimet e pushtetit ka paqartësi, dyshime dhe pikëpyetje mbi rrjedhën e udhëheqjes…
By
Redaksia
2 Min Read
1001 zbulimet Myslimane – A i dini këto?
"1001 zbulimet" është një ekspozitë që tregon kontributin e Myslimanëve në botë për mjekësinë moderne,…
By
Redaksia
6 Min Read
Egjipti shkatërron 8 tunele të tjera në Rafah
Forcat kufitare të ushtrisë egjiptiane me anë të ekspertëve të inxhinierisë kanë shkatërruar 8 tunele…
By
Redaksia
0 Min Read
