Bashkëshortja dhe dy vajzat e tij janë të dyshuarat e vetme lidhur me vdekjen e Hamdi Sopës, zyrtar për informim në Qeverinë e Kosovës. Pistat e hetimit kanë zgjeruar dyshimet duke marrë parasysh provat që janë gjetur në banesën e të ndjerit Sopa. Ky i fundit ka rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij, të martën pasdite. Por, para se të hidhej, ai kishte marrë në trup tri goditje me thikë në pjesën e përparme të trupit.
Hetuesit kanë gjetur thikën nën lavatriqe në banjë dhe gjurmët e gjakut kah ka ecur i ndjeri, shkruan Zëri.
Bashkëshortja dhe dy vajzat, ndërkaq, kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se familjari i tyre është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni. “Hetuesia dyshon që ai është goditur me thikë në banjë, e më pas ai ka ecur nëpër korridor dhe ka përfunduar në ballkonin e banesës prej nga është hedhur. Gjatë rrugës që e ka përshkuar në banesën, kemi gjetur shenja gjaku”, ka thënë një burim i gazetës i afërt me rastin.
Përveç tri goditjeve në pjesën e përparme të trupit, të cilat sipas raporteve të para të ekzaminimit të trupit të pajetë, nuk kanë qenë vdekjeprurëse, ekzaminimet kanë treguar se i ndjeri Sopa ka pasur edhe një prerje të vogël në shuplakën e dorës. /IO
You Might also Like
E çuditshme: Kosova ka 100 persona të prekur me HIV/AIDS
Autoritetet kompetente në Kosovë, pohojnë se kanë bërë furnizimin me terapi të nevojshme për personat…
By
3 Min Read
Një lajm i mirë për ata që kërkojnë punë
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka dhënë një lajm të mirë për…
By
2 Min Read
Reagon djali i Myftiut Tërnava: Ja çfarë thotë për “veturat e shtrenjta” dhe “shëtitjet nëpër Evropë”!
Djali i Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava, Harisi ka reaguar ndaj shkrimeve se ai është…
By
3 Min Read
Prishtina humb një donacion të KE, shkeli ligjin në tender
Komuna e Prishtinës ka humbur një donacion të Komisionit Evropian për blerjen e disa traktorëve…
By
3 Min Read
Haradinaj ia fut vrapit midis sheshit
Kryeministrin Ramush Haradinaj jemi mësuar ta shohim duke vrapuar në natyrë dhe nëpër bjeshkë. Por…
By
0 Min Read
Mijëra fëmijë, punëtorë fizikë në Kosovë
Mijëra fëmijë të moshave deri në 14 vjeç në Kosovë, punojnë punë të rrezikshme, jetojnë…
By
5 Min Read
