Universiteti i Prishtinës padit Kishën Ortodokse Serbe

Universiteti i Prishtinës ka paditur kishën ortodokse “Sveti Nikolla” në Prishtinë për uzurpim të 4.27.16 hektarësh tokë dhe ndërtim të kishës në pronën universitare.

Universiteti publik “Hasan Prishtina” ka kërkuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës, tash Gjykata Themelore që t’ia njohë të drejtën pronësore dhe ta detyrojë Kishën Ortodokse Serbe që t’ia kthejë këtë pronë universitetit, të cilën e ka përvetësuar në kohën e masave të dhunshme.

“Paditësi kërkon nga Gjykata Komunale e Prishtinës të vërtetohet se Universiteti i Prishtinës është pronar i ngastrës me sipërfaqe prej 4.27.16 hektarësh në Prishtinë, aktualisht e regjistruar sipas certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme numër 19-1289 në emër të kishës ortodokse serbe “Sveti Nikolla”, Prishtinë”, shkruan në padinë e dorëzuar në Gjykatë më 14. 09. 2012.

(Kur e ka uzurpuar kisha hapësirën universitare dhe a ka gjasa t’i kthehet ajo UP -së, çfarë është premtuar dhe çfarë është bërë për t’u kthyer kjo pronë, kur pritet të shqyrtohet padia e UP –së, çfarë eventualisht mund të bëhet me kishën e ngritur në hapësirë Universiteti. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakAnkara: Grupi marksist merr për sipër sulmin ndaj ambasadës amerikane
Artikulli vijuesBanka Botërore: Shqiptarët po bëhen populli më i madh në Ballkan