Mosluftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, shkeljet e të drejtave të njeriut, mosimplementimi i ligjeve…, si dhe zhvillimet legjislative dhe institucionale në Kosovë, sipas Komisionit Evropian, përbëjnë rrezik për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian, gjegjësisht për heqjen e regjimit të vizave për vendin tonë. Kështu të paktën thuhet në raportin të cilin e ka hartuar Komisioni Evropian, e të cilin do t’ia dërgojë Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Në raportin e parë të cilin e ka publikuar KE-ja, në të cilin vlerësohet progresi i arritur nga institucionet e Kosovës në përmbushjen e kushteve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, thuhet se Kosova vazhdon të mbetet vend i rrezikshëm për t’ia hequr regjimin e vizave dhe paraqet një listë rekomandimesh të mëdha, që Prishtina zyrtare duhet t’i marrë parasysh dhe t’i plotësojë nëse dëshiron që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në BE.
Krimi i organizuar, korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, ligje që nuk përkojnë me standardet e BE-së, ligje të miratuara por që nuk zbatohen, aktivitete kriminale, si trafikim me qenie njerëzore, me drogë, me armë, cigare e karburante, janë disa nga të gjeturat e KE-së për Kosovën. “Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida të mëdha në parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aktivitetet kriminale të ndryshme. /IO
You Might also Like
Sot bëhen 19 vjet nga konferenca e Rambujesë
Para 19 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë.…
By
Redaksia
2 Min Read
Studentët nesër në protestë për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Gashi
Një grup studentësh bashkë me Organizatën Studentore, kanë marrë një iniciativë për të protestuar nesër…
By
Redaksia
1 Min Read
Thaçi me kundërkandidat
Partia e kryeministrit Thaçi, PDK, ka filluar t’i “ndezë motorët” për t’iu nënshtruar në shtator…
By
Redaksia
1 Min Read
Mustafa: Delli dhe Thaçi i hëngrën fjalët
Lideri i partisë më të madhe opozitare në vend, Isa Mustafa, nuk i sheh si…
By
Redaksia
3 Min Read
Vdes e plagosura me plumb qorr natën e Vitit të Ri
Ka vdekur Shpresa Kastrati nga Peja, e cila u plagos me një plumb qorr natën…
By
Redaksia
1 Min Read
Promovohet libri “Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit”
Është promovuar libri “Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit”, nga autori…
By
Redaksia
4 Min Read
