Inspektorati Shëndetësor, gjatë inspektimeve të fundit në QKUK, ka identifikuar disa parregullsi të personeli shëndetësor. Drejtues të qendrës terciare thonë se do të marrin masa ndaj personave të cilët nuk respektojnë rregullat e punës.
Mosrespektimi i orarit të punës, dalja jashtë klinikës me uniformë spitalore dhe pirja e duhanit në ambientet e Qendrës Klinike Universitare, janë disa nga vërejtjet që Inspektorati Shëndetësor i ka dhënë drejtuesve të qendrës terciare. Kryeinspektorja në Ministrinë e Shëndetësisë, Ardita Baraku thekson se identifikimi i këtyre dukurive është mjaft i vështirë.
“Ka pasur raste kur kemi shkuar aty dhe ka pasur mos prezencë të personelit shëndetësor aty. Sidomos në QKUK ka shumë personel i cili është i angazhuar edhe në procesin mësimor ose edhe kanë shkuar në konsultime në reparte tjera kështu që nuk është gjithmonë e lehtë për të konstatuar, arsyen e mos prezencës në punë për çka na është dashur edhe shumë shpesh ndihma e mbikëqyrësit”, tha Baraku për Radio Kosovën.
Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Njazi Gashi i tha Radio Kosovës, se janë shpërndarë urdhëresa përmes së cilave njoftohen se do të gjobiten të gjithë personat të cilët nuk respektojnë rregullat e punës.
“Ne gjithandej kemi shpërnda urdhëresa për respektimin e orarit të punës, respektimin e veshjes dhe procedurave të punës dhe për ndalesat e pirjes së duhanit në ambientet e QKUK-së. Ne i kemi ftuar të gjithë, i ftojmë edhe mediat edhe inspektoratin që të gjitha rastet të cilat i takojnë të na denoncojnë me emër dhe mbiemër sigurisht që do të merren masa disiplinore konform ligjit”, tha ai.
Ndërkaq, sa i përket duhan pirjes, Kryeinspektorja, Ardita Baraku thotë se mbetjet e cigareve gjatë inspektimeve i hasin lehtë në qendrën terciare por jo edhe personin i cili ka tymosur. /Indeksonline/
You Might also Like
Si ta mësoni fëmijën të mundë zemërimin
Nëse jeni në mesin e prindërve të cilët e dërgojnë fëmijën në dhomë që të…
By
2 Min Read
Bimët që mjekojnë bajamet
Megjithëse produktet e ëmbla shpesh nuk janë të rekomandueshme për shëndetin, mjalti mbetet ende ushqim…
By
6 Min Read
Qepa ilaç për nervat dhe plagët e vogla
Qepa është ilaç për plagët e vogla dhe nervat. Ka vlera të larta ushqyese e…
By
1 Min Read
Me patëllxhan parandaloni shumë rreziqe
Një bimë nga familja Solanacea, e cila përfshinë perime si domatja e patëllxhani. BEC5 lidhet…
By
3 Min Read
Shenjat paralajmëruese të nivelit të lartë të sheqerit në gjak
Nivelet e larta të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë dëme të mëdha. Nëse jeni…
By
7 Min Read
Shprehitë e jetës së shëndetshme?
Në artikullin e mposhtën do të ju prezantojmë disa mënyra se si t’i shtoni gjasat…
By
6 Min Read
