Inspektorati Shëndetësor, gjatë inspektimeve të fundit në QKUK, ka identifikuar disa parregullsi të personeli shëndetësor. Drejtues të qendrës terciare thonë se do të marrin masa ndaj personave të cilët nuk respektojnë rregullat e punës.
Mosrespektimi i orarit të punës, dalja jashtë klinikës me uniformë spitalore dhe pirja e duhanit në ambientet e Qendrës Klinike Universitare, janë disa nga vërejtjet që Inspektorati Shëndetësor i ka dhënë drejtuesve të qendrës terciare. Kryeinspektorja në Ministrinë e Shëndetësisë, Ardita Baraku thekson se identifikimi i këtyre dukurive është mjaft i vështirë.
“Ka pasur raste kur kemi shkuar aty dhe ka pasur mos prezencë të personelit shëndetësor aty. Sidomos në QKUK ka shumë personel i cili është i angazhuar edhe në procesin mësimor ose edhe kanë shkuar në konsultime në reparte tjera kështu që nuk është gjithmonë e lehtë për të konstatuar, arsyen e mos prezencës në punë për çka na është dashur edhe shumë shpesh ndihma e mbikëqyrësit”, tha Baraku për Radio Kosovën.
Drejtori i Qendrës Klinike Universitare, Njazi Gashi i tha Radio Kosovës, se janë shpërndarë urdhëresa përmes së cilave njoftohen se do të gjobiten të gjithë personat të cilët nuk respektojnë rregullat e punës.
“Ne gjithandej kemi shpërnda urdhëresa për respektimin e orarit të punës, respektimin e veshjes dhe procedurave të punës dhe për ndalesat e pirjes së duhanit në ambientet e QKUK-së. Ne i kemi ftuar të gjithë, i ftojmë edhe mediat edhe inspektoratin që të gjitha rastet të cilat i takojnë të na denoncojnë me emër dhe mbiemër sigurisht që do të merren masa disiplinore konform ligjit”, tha ai.
Ndërkaq, sa i përket duhan pirjes, Kryeinspektorja, Ardita Baraku thotë se mbetjet e cigareve gjatë inspektimeve i hasin lehtë në qendrën terciare por jo edhe personin i cili ka tymosur. /Indeksonline/
You Might also Like
Çrregullimet bipolare, shkaku kryesor i vetëvrasjeve
Dhjetë shtatori përkoi më ditën botërore të parandalimit të vetëvrasjes. Por a mund të ndërmerret…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Gjermani arrin në 9 mijë numri i të prekurve nga një virus i panjohur
Në Gjermani numri i nxënësve dhe mësuesve të sëmurë nga një virus që shkakton infektimin…
By
Redaksia
1 Min Read
Çfarë e shkakton impotencën, ejakulimin e vonuar dhe atë të shpejtë
Çfarë e shkakton impotencën dhe trajtimet për ejakulimin e vonuar dhe atë të shpejtë Impotenca…
By
Redaksia
9 Min Read
Bademi, tejet më i mirë për lëkurën e shëndetshme dhe të bukur
Bademi është një nga burimet më të pasura të vitaminës "E" në natyrë. Kjo vitaminë…
By
Redaksia
4 Min Read
14 Kënaqësi të vogla që duhet patjetër t’i shijoni gjatë dimrit
Ka disa kënaqësi të vogla që dhurojnë lumturi dhe mund t’i shijosh vetëm kur bën…
By
Redaksia
2 Min Read
Shikimi i femrave dobëson kujtesën
Ky është një studim i ri që thekson vërtetësinë e asaj që është shpallur në…
By
Redaksia
7 Min Read
