Mosluftimi i korrupsionit dhe i krimit të organizuar, shkeljet e të drejtave të njeriut, mosimplementimi i ligjeve…, si dhe zhvillimet legjislative dhe institucionale në Kosovë, sipas Komisionit Evropian, përbëjnë rrezik për sigurinë e brendshme të Bashkimit Evropian, gjegjësisht për heqjen e regjimit të vizave për vendin tonë. Kështu të paktën thuhet në raportin të cilin e ka hartuar Komisioni Evropian, e të cilin do t’ia dërgojë Parlamentit dhe Këshillit të Ministrave të BE-së, një kopje të të cilit e ka siguruar gazeta “Zëri”.
Në raportin e parë të cilin e ka publikuar KE-ja, në të cilin vlerësohet progresi i arritur nga institucionet e Kosovës në përmbushjen e kushteve të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, thuhet se Kosova vazhdon të mbetet vend i rrezikshëm për t’ia hequr regjimin e vizave dhe paraqet një listë rekomandimesh të mëdha, që Prishtina zyrtare duhet t’i marrë parasysh dhe t’i plotësojë nëse dëshiron që qytetarët e saj të udhëtojnë pa viza në BE.
Krimi i organizuar, korrupsioni, shkelja e të drejtave të njeriut, ligje që nuk përkojnë me standardet e BE-së, ligje të miratuara por që nuk zbatohen, aktivitete kriminale, si trafikim me qenie njerëzore, me drogë, me armë, cigare e karburante, janë disa nga të gjeturat e KE-së për Kosovën. “Kosova vazhdon të ballafaqohet me sfida të mëdha në parandalimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aktivitetet kriminale të ndryshme. /IO
You Might also Like
Në Llap, konfiskohen 109 kg marihuanë
Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, në një operacion të zhvilluar ka arritur të…
By
3 Min Read
S`MENDON PËR DORËHEQJE
Bajram Rexhepi është i bindur se nuk do të jetë në vorbullën e ndryshimeve të…
By
3 Min Read
Podujeva kërkon ndihmën e hoxhallarëve
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në…
By
1 Min Read
RASMUSEN SOT NË KOSOVË
Këshilli Veri-Atlantik i NATO-s, me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, Anders Fog Rasmusen, do të…
By
1 Min Read
Komandant Hoxha: BESA, RDK e Sela janë shpresa e shqiptarëve të Maqedonisë
Xhezair Shaqiri, i njohur si Komandant Hoxha, i ftuar në emisionin “Rrokum Roll”, ka thanë…
By
1 Min Read
Hoxha i pajton familjen Shabani dhe Azemi
Familja Shabani dhe Azemi nga Aqareva e Skenderajt, kanë shtrënguar duart të shtunën në mesditë,…
By
1 Min Read
