Thyhet posta elektronike e George Bush-babait

Një kriminel i panjohur kibernetik theu postën elektronike të ish-Presidentit të SHBA-ve, George Bush-babait, njoftoi të premten gazeta “USA Today”.

Një pjesë e përmbajtjes së postës u postua në Internet, pasi hakeri fitoi akses në adresat dhe të dhënat që kanë të bëjnë me anëtarët e familjes së George Bush, thekson botimi i përditshëm amerikan.

Në një nga fotot e postuara në Internet tregohet 88-vjeçari George Bush-babai i shtrirë në krevat në spital, ku ai u trajtua për një bronkit. Hetimi i incidentit tashmë ka filluar.

Artikulli paraprakNë QKUK identifikohen parregullsi të personeli shëndetësor
Artikulli vijuesNë Meksikë u vranë 17 muzikantë