Deputetët e pakicave kanë kërcënuar se do ta vënë në lëvizje mekanizmin bllokues të votimit në Kuvend, nëse kolegët e tyre shqiptarë nuk përfillin kërkesën për kthimin e normës kushtetuese që u rezervon minoritarëve ulëse në Kuvend. Kërcënimi tashmë ka shkuar në veshët e liderëve kryesorë partiakë, shkruan Koha Ditore.
Shkaku i kësaj, sipas një burimi të Kohës Ditore, përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare kanë diskutuar javën e shkuar edhe çështjen e rikthimit të normës, bashkë me ndryshimet kushtetuese që do të bëhen në kontekst të zgjedhjes së presidentit dhe të kompetencave të tij.
“Deputetët e pakicave kanë thënë se asnjë ndryshim kushtetues nuk kanë me e përkrahë nëse ne nuk e përkrahim të drejtën që ata me vazhdu pafundësisht edhe me vende të garantuara, por edhe me të rezervuara”, ka thënë burimi i gazetës. “Kanë kërcënuar se nuk do të votojnë as për ndryshimet kushtetuese për presidentin dhe as për reformën zgjedhore”./Indeksonline/
You Might also Like
Lidhjet politike të përfituesve të granteve në Ministrinë e Bujqësisë
Ministria e Bujqësisë kishte bërë një numër shkeljesh, kur i kishte shpallur përfitues të granteve…
By
Redaksia
9 Min Read
Agani: Qeveria është stabile
Kreu i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, i cili ushtron postin e ministrit të Shëndetësisë…
By
Redaksia
2 Min Read
Doktori i shkencës në Malishevë, qe një vit i papunë (Video)
Shemsi Morina, doktori i shkencave psikologjike dhe pedagogjike ka paditur Komunën e Malishevës për kthim…
By
Redaksia
3 Min Read
Denoncuesi Bllaca pritet të përfundojë edhe vetë në burg
Nazim Bllaca tallej me shokun e tij Fahredin Gashi, kur në gjykatë paraqitej i “çmendur”.…
By
Redaksia
2 Min Read
Ikjet e kosovarëve e kanë prodhuar një atmosferë të zymtë
Analisti i shkencave shoqërore, Arian Xhezairi ka komentuar fenomenet shqetësuse ditët e fundit që kanë…
By
Redaksia
6 Min Read
Remitencat përmirësuan standardin jetësor në Kosovë
Shuma prej mbi gjysmë miliardë euro në vit që hyjnë në Kosovë nga qytetarët e…
By
Redaksia
4 Min Read
