Pas zërave se në qytetin e Sarandës partia neonaziste greke “Agimi i Artë” ka hapur zyrat, duke u anëtarësuar një grup prej 30 personash duket se Shërbimi Informativ Shtetëror ka dalë në terren për verifikime.
Mediat greke që citojnë burime nga minoritarët grek në fshatrat e Sarandës thonë se SHISH ka nisur gjuetinë për zyrat e “Agimit të Artë”. Mediat greke shkruajnë se një grup prej 10 agjentësh kanë nisur kërkimet në qytetin e Sarandës dhe në fshatrat përreth për të gjetur zyrën e Agimit të Artë apo edhe të anëtarëve. “Ata iu kanë kërkuar banorëve të tregojnë se ku mund të jetë kjo degë” shkruajnë mediat greke, ndërsa theksojnë se grekët minoritarë të zonës së Sarandës janë të shqetësuar nga kjo dalje publike e agjentëve të SHISH, madje duke e cilësuar si provokuese. Por mediat greke nuk e hedhin poshtë mundësinë që partia neonaziste greke “Agimi i Artë” të ketë hapur zyrën e saj në Shqipëri. Hapjen e degëve të lëvizjes neonaziste në Shqipëri, kryesisht në Jug e ka paralajmëruar kohë më parë gjatë vitit 2012 edhe deputeti neonazist Kristos Papas. Ndërkohë Komisioneri i të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës ka kërkuar nga qeveria greke të shpallë të jashtëligjshme lëvizjen neonaziste ‘Agimii Artë’. Përveç Shqipërisë, që ende nuk është vërtetuar strukturat e Agimit të Artë duket se janë mjaft të forta në Gjermani, ku kohët e fundit flitet për një bashkëpunim mes tyre dhe neonazistëve gjermanë./tch
You Might also Like
Portali i VMRO-së “Kurir” në panikë. flet kundër Muhamed Zekirit dhe Mulla Jakup Asipit (rahimehullah)
Portali antishqiptarë dhe proqeveritarë i VMRO “KURIR” në një postim të sotshëm kryepkut islamofob ka…
By
Redaksia
0 Min Read
Ankohet Ivanovi: Evropa na la vetëm
Maqedonia është akuzuar për situatën me migrantët, edhe pse ata vijnë te ne nga territori…
By
Redaksia
3 Min Read
Babai u caktonte klientë vajzave të tij të mitura (8-10 vjeq) për të bërë marrëdhënie
Korçë – Policia e Korcës ka arrestuar dy të dënuar për marrëdhënie seksuale me vajza…
By
Redaksia
1 Min Read
Sulm i armatosur ndaj stacionit të policisë në Zvornik të BeH: Vritet një polic dhe sulmuesi
"Në orën 19 në Policinë e Zvornikut ka hyrë një person i armatosur dhe me…
By
Redaksia
1 Min Read
Meta përshëndet protestën e PD: Kërkesa për zgjedhjet, legjitime
Kryetari i LSI, Ilir Meta ka përshëndetur protestën e Partisë Demokratike, e cila është vendosur…
By
Redaksia
1 Min Read
U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me turp”
KORCE - "Më falni që po ju lë me turp. Unë po largohem nga shtëpia,…
By
Redaksia
3 Min Read
