Incidenti në Gushincë, ja çka thonë banorët e Likovës (VIDEO)

Disa orë pas deklaratës  për shtyp të zëdhënësit të MPB-së, në një reagim të radhës Ivo Kotevski pranoi se stacioni i policisë është nën kontroll të plotë të policisë.

Veç kësaj edhe rajoni i Komunës së Likovës, vazhdon të jetë nën kontrollin e madh policorë.

Por pavarësisht pranisë së policisë dhe njësiteve të shumta, banorëve nuk iu ka tërhequr vëmendjen një gjë e tillë. Ata thonë se pas kësaj qëndron ndonjë skenar politik.

 
“Ky është mashtrim i Gruevskit, kinse Zaevi po e bën tollovinë. Zaevi asgjë nuk është duke bërë. Nuk ka panik, asgjë nuk ka”.
 
“Nuk di asgjë. Isha në rrugicë kur i pashë, ato vazhdonin rrugën”.
 
“Nuk dimë asgjë. Nuk e dimë as për çfarë bëhet fjalë.
 
“Nuk dimë asgjë, sot sapo kemi dalë tani”.
 
“Ne nuk kemi frikë sepse po e dimë se kjo është propagandë e shtetit, nuk frikohemi aspak. E dimë se ka prapavijë. Kjo bëhet për t’i hupur dikush gabimet e veta që i ka bërë. Një njëri kur gabon, mundohet me propagandë ta fshehë gabimin e vetë”.
 
Rruga deri tek fshati në të cilin ndodheshin forcat policore, ishte e bllokuar nga forcat e rendit.
 
“Policia nuk lejon ekipin e televizionit Alsat M të shkojë në fshatin Gushincë të Komunës së Likovës, atje ku para disa orëve u sulmua stacioni policorë”.
 
Mbi territorin e Komunës gjatë gjithë kohës monitoronte një helikopter, ndërsa kohë pas kohe shtoheshin forcat policore. Kordoni i vendosur tek penda e epërme, ndalonte veturat për të vazhduar rrugën drejtë fshatit Goshnicë për shkaqe sigurie, ndërsa banorët pasi ndaloheshin për identifikim vazhdonin rrugën. Si duket, cenim sigurie nuk kishte për banorët dhe disa media të cilat u lejuan të hyjnë deri në fshat./Alsat-M/
Artikulli paraprakNis takimi Mustafa-Vuçiq në Bruksel
Artikulli vijuesLunacek: Për vizat, duhet të na bindni që nuk ikni nga Kosova