A do ta përmbysë Tefik Ibrahimi diskriminimin gjinor të sistemit zgjedhor në dëm të meshkujve?

Ky zyrtar i AKR’së ka vendosur që ta çoi në Gjykatë Kushtetuese padrejtësinë që ia ka shkaktuar sistemi zgjedhor. Ai nuk është zgjedhur me 302 vota, kurse kolegia e tij është zgjedhur me 69 vota. Liderët politikë dhe ambasadat e huaja e kanë ngrysur fytyrën përpara kësaj situate. Ka mundësi që në zgjedhjet e ardhshme femrat të mos futën aq lehtë nëpër institucione.

Në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura në Gjilan, kandidati i AKR’së për këshilltar, Tefik Ibrahimi, ka marrë 302 vota, por për shkak të kuotës gjinore në vend të tij këshilltare komunale është certifikuar Mizafere Ismajli me 69 vota. Ibrahimi është ankuar në PZAP për ketë padrejtësi, por ankesa është refuzuar.

“Do ta pres ta marrë me shkrim refuzimin që më është bërë. Mandej patjetër që do t’i ndjeki gjithë instancat ligjore, edhe Gjykatën Kushtetuese për të parashtruar ankesën time dhe për të kërkuar drejtësi”, ka thënë për Express Ibrahimi.

“Është padrejtësi ndaj atyre personave që më kanë votuar mua. Unë nuk kam asgjë kundër gjinisë femërore. Por vota është votë”, thotë Ibrahimi.

Sigurisht pa dijeninë e tij, sot në ambasadën amerikane, ku është mbajtur një takim mes udhëheqësve të institucioneve dhe kësaj ambasade është ngritur shqetësimi pikërisht për ketë fenomen. Çka nëse bartet kjo çështje në Gjykatë Kushtetuese? Çka nëse Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Tafik Ibrahimit?

Express mëson se askush nuk ka pasur përgjigje për ketë çështje kaq juridike dhe kaq të brishtë. Por një gjë është e sigurt se nëse Tefik Ibrahimi e fiton rastin ai në ketë mënyrë do të marr ‘hak’ për shumë e shumë burra që kanë qenë viktimë e kuotës gjinore. Janë me qindra raste anë e kënd Kosovës, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal, që femrat janë zgjedhur deputete a këshilltare komunale, duke pasur më pak vota se meshkujt.

“Ka mundësi që kjo kuotë të hiqet dhe edhe femrat t’i kthehen normalitetit, pra të trajtohen si të gjithë njerëzit tjerë”, ka thënë një burim i gazetës pjesëmarrës në takimin në Ambasadë amerikane.

Ka një kohë të gjatë që është duke u biseduar nëse ky diskriminim gjinor është në frymë me Kushtetutën e Kosovës, apo është kundër kësaj fryme. Mirëpo deri më sot askush nuk ka marrë guximin që të trokas në dyer të Gjykatës Kushtetuese për të marrë një mendim të kualifikuar, e më gjasë për të sjell një epokë të re në demokracinë tonë.

Përndryshe në fjalën e shumëpërfolur të Presidentes Atifete Jahjaga në Holandë përpara disa ditësh, ajo është mburrur posaçërisht për ketë të arritur tonën. Por nuk ka treguar se femrat zgjidhen në instancat tona më të larta, duke i shkelur të drejtat e meshkujve.

Ka mundësi që kjo kuotë të hiqet dhe edhe femrat t’i kthehen normalitetit, pra të trajtohen si të gjithë njerëzit tjerë”.

Çka thotë Kushtetuta për ketë çështje?

Neni 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore]

1. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj.

2. Të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi.

3. Kufizimet e të drejtave dhe li rive themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk mund të bëhen për qëllime të tjera, përveç atyre për të cilat janë përcaktuar.

4. Me rastin e kufizimit të të drejtave të njeriut dhe interpretimit të atyre kufizimeve, të gjitha institucionet e pushtetit publik, dhe sidomos gjykatat, e kanë për detyrë t’i kushtojnë kujdes esencës së të drejtës që kufizohet, rëndësisë së qëllimit të kufizimit, natyrës dhe vëllimit të kufizimit, raportit midis kufizimit dhe qëllimit që synohet të arrihet, si dhe të shqyrtojnë mundësinë e realizimit të atij qëllimi me kufizim më të vogël.

5. Kufizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me këtë Kushtetutë, nuk bën të mohojë kurrsesi esencën e së drejtës së garantuar./express

Artikulli paraprakShtohet “dashuria” mes Iranit dhe Izraelit
Artikulli vijuesI akuzuari për vjedhje në Bahrejn ekstradohet në Kosovë