Paralajmërimi i subjekteve opozitare në Kuvendin e Kosovës se do të iniciojnë mocion mosbesimi për shkarkimin e Qeverisë “Haradinaj” në pranverën e vitit të ardhshëm, ka mbetur vetëm në nivelin e ideve të përhapura në opinon.
Kjo pasi që opozitarët deri më tani nuk kanë qenë të interesuar për të ndërmarrë hapa konkret.E si arsye për mos veprim, opozitarët po e përdorin rrethin e dytë të zgjedhjeve i cili është planifikuar të mbahet të dielën e kësaj jave në 19 komuna.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti nuk ka qenë në gjendje që ta thotë asnjë fjalë, pavarësisht përpjekjeve të “Gazeta Blic” për të marrë një deklaratë nga ai për mënyrën se si do të veprohet me mocionin e mosbesimit dhe nëse llogarisin në mbështetjen e PDK-së për realizimin e synimit.
Lidhur me këtë çështje nuk ishte në gjendje që të flasë as deputeti nga radhët e këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, me arsyetimin se ndodhet në fushatë.“Jam në fushat me tubime plotë.
Flasim për këtë pas fushatës sepse nuk kam kohë”, ka deklaruar ai.As nga PDK-ja nuk kanë qenë në gjendje që të deklarohen rreth asaj nëse do të bashkëpunojnë me subjektet opozitare, LDK-në dhe VV-në për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Elmi Reqica i tha “Gazeta Blic” se është i angazhuar në fushatë elektorale dhe se e ka të pamundur të deklarohet rreth kësaj çështje.“Këtë javë jemi në përmbyllje të fushatës elektorale, në komunat ku jemi në balotazh.
Nga dita e hënë e tutje mund të flasim për këtë çështje”, u shpreh ai.Ndryshe, mospajtimet e para ndërmjet subjekteve politike që janë në koalicion qeverisës kanë nisur rreth çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi. Është PDK-ja, ajo e cila nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për Demarkacion.
Ndërkaq Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, po insistion me çdo kusht që t’i jap një epilog marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi.PDK-ja kishte mbështetur mocionin e mosbesimit për Qeverinë “Mustafa”, inciativë kjo NISMA-s, e përkrahur nga VV-ja dhe AAK-ja.Kundër qeverisë së drejtuar nga PAN- AKR dhe Lista Serbe kohë më parë ishte deklaruar edhe deputeti i Nismës, Zafir Berisha.
Madje ai pati thënë se nëse LDK e VV do t’i bëjnë 60 vota, atëherë mund të llogarisin edhe në votën e tij, duke e krijuar kështu shumicën e nevojshme për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”.Haradinaj ka marrë besimin për drejtimin e Qeverisë në fillim të muajit shtator, dhe atë pas rreth dy muajsh krize politike, ku PAN edhe pse doli subjekti i parë politik nga zgjedhjet e 22 qershorit nuk kishte arritur që të gjente partner për të bashkëqeverisur. /Gazeta Blic/