A duhet buxheti personal?

Disa njerëz e shohin të nevojshme të krijojnë një buxhet personal, ekzistojnë të tjerë, të cilët thjesht nuk kanë dëshirë të kufizojnë shpenzimet e tyre. Shumë njerëz kryejnë blerje emocionale dhe të pamenduara mirë.

Të mirat e buxhetit:

•Jeni gjithmonë në dijeni të gjendjes tuaj financiare. Buxheti personal ju jep mundësinë të dini me saktësi sesa të ardhura keni.

Për më tepër, ai është një mënyrë për të edukuar veten tuaj dhe ju tregon se si kategorizohen të ardhurat tuaja, a ju mjaftojnë ato dhe sa kohë ju duhet për të arritur qëllimet tuaja.

•Ju mund të kontrolloni më mirë financat tuaja

Pasi të jeni njohur me buxhetin, ju do të jeni në gjendje të dini më mirë se çfarë ndodh me fitimet tuaja. Shpesh fitimi i të ardhurave është i vështirë, ndërsa shpenzimi i tyre është gjëja më e lehtë. Kështu, mbajtja e një buxheti personal ju jep mundësinë që të kontrolloni paratë tuaja në vend që të ndodhë e kundërta.

•Ju mund të jeni më të organizuar

Edhe pse mund të jetë i formave më të thjeshta, buxheti i sistemon ose i organizon të ardhurat tuaja në disa kategori shpenzimesh dhe kursimesh. Përveç kësaj, buxheti mund të ofrojë më tepër organizim, pasi siguron të dhëna për të gjitha veprimet tuaja me para.

•Ju mund të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit

Në qoftë se jeni i/e martuar, keni një familje ose i ndani paratë me dikë tjetër, të kesh një buxhet, të cilin (të dy ose të gjithë) e keni krijuar së bashku, është një mundësi më shumë për të gjetur gjuhën e përbashkët në lidhje me shpenzimin e parave. Buxheti është një mjet komunikimi nëpërmjet të cilit diskutohet se ku dhe në çfarë duhet të shpenzohen paratë.

•Ju mund të përfitoni nga mundësi të favorshme.

Duke ditur gjendjen e saktë të situatës tuaj financiare, dhe duke qenë në kontroll të saj, buxheti ju ndihmon të përfitoni nga mundësi që ndoshta po të mos kishit një buxhet mund t’ju humbitnin. Shpesh ju është dashur të mendoni nëse keni mundësi të blini diçka. Në qoftë se keni mbajtur një buxhet personal nuk keni pse t’ia bëni më këtë pyetje vetes.

•Ju jep mundësinë të keni më tepër kohë të lirë

Të gjitha veprimet tuaja financiare organizohen automatikisht për çdolloj pikëpyetjeje që ju mund të keni rreth çështjes se, ku dhe si do t’i shpenzoni të ardhurat. Duke pasur këtë lloj informacioni i kurseni kohë vetes.

•Ju jep mundësinë të kurseni dhe të keni më shumë para në xhepat tuaj

/albeu/kohaislame

Artikulli paraprakPS4 mbërrin në Europë në nëntor
Artikulli vijuesBallkani humbet miliarda nga krimi e korrupsioni