PS4 mbërrin në Europë në nëntor

PS4 mbërrin në Europë në muajin nëntor PlayStation 4 do të mbërrijë në Europë në datën 29 nëntor.

Modeli i fundit i video-lojërave nga Sony do të debutojë fillimisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada më 15 nëntor, në kohë për Black Friday, dita kur nis “pazari” i Krishtlindjeve në Amerikë.

Në faqen zyrtare të Sony-t që tani janë regjistruar 1 milionë porosi për modelin e ri. Cmimi i PlayStation 4 do të jetë 399 dollarë për SHBA-në dhe 399 euro për Europën, transmeton TCH.

Disa nga lojërat e para për PS4 do të jenë ‘Call of Duty: Ghosts’, ‘Fifa 14’, ‘NBA Live’, ‘Just Dance 2014’, ‘Lego Marvel Superheroes’. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakBaton Haxhiu fyen rëndë myslimanët
Artikulli vijuesA duhet buxheti personal?