Tregtia është një ndër format më të vjetra e fitimit të pasurisë me të cilën merret njeriu. Ata që tregtojnë, shpeshherë iu bie të udhëtojnë në vende të ndryshme për të marrë mallra të ndryshime për ti tregtuar në vendin e tyre.
Një biznesmen nga Shkupi tregon se gjatë udhëtimeve në vendet tregtare si Dubai apo Kina, takojmë njerëz të ndryshëm të kombeve të ndryshme. Ai tregon se njëherë në Kinë, kur u njoftua me një biznesmen nga Kuvajti, duke i treguar se është shqiptar, kishte fituar një respekt të veçantë, për shkak se vinte nga një origjinë që vjen edhe hoxha i madh shqiptar Nasirudin Albani apo i njohur si Shejh Albani. Ai pastaj e kishte ftuar për drekë gjatë qëndrimit në Kinë, si nder për ti bërë figurës së Shejh Albanit e me këtë duke i bërë shërbim një shqiptari për shkak të origjinës së tij.
Ndërsa një tjetër biznesmen i suksesshëm tregon se derisa ai ishte futur në një depo të madhe për të marrë disa mallra për të tregtuar, e kishte pyetur pronari se çfarë origjine kishte ai. Ai i kishte thënë se ishte shqiptar, ndërsa ai pronari për shkak se kishte marrë mësime nga Shejh Albani, të gjithë artikujt që kishte marrë ky biznesmen shqiptar ia kishte dhënë me 30%,40% e deri në 60% zbritje.
Ai tregon se ai tregtar i madh nga Dubai i kishte thënë që këto zbritje i ke për shkak të Shejh Albanit.
Shqiptarët e kanë derën hapur në vendet, ku hoxha Albani ka marrë pjesë me këshillimet e tij. Shembulli i tij në dituri dhe devotshmëri, bënë që edhe shqiptarët tjerë të përfitojnë nga personaliteti karizmatik i tij./KohaIslame