Nëpunësi civil mungoi në punë për 6 vjet, por paguhej

Një nëpunës civil në Spanjë është gjobitur me 27 mijë euro pasi nuk kishte shkuar në punë për të paktën gjashtë vite.

Sipas BBC, mungesa në punë e Joaquin Garcia u vu re vetëm kur ai duhej të merrte një shpërblim për shërbim të gjatë në vendin e punës.

69-vjeçari, detyra e të cilit ishte të mbikëqyrte godinën e një impianti të ujërave të zeza, ka dalë në pension që prej atëherë.

Ai i ka mohuar akuzat dhe thotë se ka qenë viktimë e talljeve.

Një gjykatë e urdhëroi të paguante gjobën.

Garcia paguhej 37 mijë euro në vit pa taksat nga një kompani ujësjellësi.

Gjoba e tij është e barabartë me rrogën e një viti pasi të hiqen taksat.

Vetëm kaq mund të pretendonte kompania ndaj tij.

Gjykata dëgjoi se si shefi i ujësjellësit nuk e kishte parë atë prej vitesh, pavarësisht se e kishte zyrën përballë tij.

Garcia pritej të merrte një shpërblim për 20 vitet në detyrë, kur u zbulua edhe historia e tij.

Artikulli paraprakIsh-gjenerali gjerman lavdëron Rusinë për ndërhyrjen në Siri
Artikulli vijuesA e dini si biznesmenët shqiptar fitojnë darka dhe dreka në shpinë të Shejh Albanit?