A e keni ditur se në Suedi qysh në shekullin e 18 ka qenë i lejuar ezani?

Partia djathtiste e Suedisë, (SD) në hyrje dhe dalje të qytetit Karlskron ka vendosur një reklamë ku kanë shkruar se nuk e duan ezanin në këtë qytet.
Reagimi i djathtistëve erdhi pasi që një Qendër islamike ka fituar lejen për të ndërtuar minare.

Mirëpo, televizioni lokal suedez SVT Blekinge raporton se në Karlskron ezani ka qenë i lejuar qysh në shekullin e 18 në kohën e mbretit Karl XII
Mbreti Karl XII ishte i detyruar të huazoj 444 000 monedha argjendi nga tregtarët turq, armen dhe hebrenj.

Kur erdhën në Suedi t’i marrin paratë ishin vendosur në qytetin Karlskron, thotë historiani Harry Svenson.

Sipas ligjit të kishës që ekzistonte në atë kohë të gjithë ata që jetonin në Suedi duheshe t’i takojnë kishës dhe të pagëzohen. Mirëpo, për t’i pranuar personat që kishin ardhur t’i marrin paratë mbreti kishte shkruar një letër sipas së cilës atyre iu lejohet ta praktikojnë fenë e tyre pa asnjë pengesë. Kjo letër është argument se qyteti Karlskron është qyteti i parë suedez ku muslimanët pa asnjë problem i kanë kryer ritet e tyre fetare.

Saff.ba

Përktheu: Islampress

Artikulli paraprakPse për muslimanët është zgjedhur dita e premte?
Artikulli vijuesDorëshkrimi më i vjetër i diktuar nga një sahabij (FOTO)