Allahu krijoi çdo gjë, të mirën dhe të keqen. Megjithatë e keqja nuk i atribuohet Allahut pasi që Ai e ka krijuar të keqen me një urtësi të veçantë. Për këtë shkak, e keqja konsiderohet prej mirësive të Tij.
Bazuar në këtë, themi se e keqja nuk është prej veprave të Allahut por është prej veprave të krijesave të Tij. Nuk ka të keqe, në çdo gjë që Allahu ka krijuar. Mirëpo njeriu kërkon mbrojtje nga e keqja e diçkaje që eventualisht mund të ekzistojë në të.
Sepse, krijesat e Allahut ndahen në tre lloje:
1 – Krijesat të cilat përbëhen vetëm nga e keqja në vetveten e tyre. Shembull nga ky lloj është: Iblisi, zjarri etj.. Ndërsa urtësia për të cilën janë krijuar ato, konsiderohen të jenë mirësi nga ana e Allahut.
2 – Krijesa të cilat përbëhen nga mirësia në vetveten e tyre. Shembull nga ky lloj, kemi: Xhennetin, të Dërguarit dhe Engjëjt.
3 – Krijesat të cilat përbëhen nga e mira dhe e keqja. Shembull nga ky lloj, kemi: njerëzit, xhinët dhe kafshët.
Ndërsa njeriu kërkon mbrojtje nga Allahu prej asaj që përbëhet nga e keqja.
Imam Muhamed bin Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!)
Burimi: el-Kaul el-Mufid (1/253)